About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Tuesday, December 11, 2012

Mbledhje fondesh për fëmijët e Shtëpisë së Foshnjes Tiranë/ Collection of funds dedicated to the Orphan Baby Home, Tirana


Të dashur student, kolegë dhe miq të Universitetit POLIS,

Festat e fundvitit tashmë po afrojnë, këto janë momente reflektimi për vitin që po lëmë pas dhe vlerësimi për ato çka kemi realizuar. Në Universitetin POLIS ne vendosëm që në këto momente të bëjmë dicka për të tjerët, të mendojmë për ata që kanë nevoja primare dhe mbi të gjitha ju mungon dashuria dhe ngrohtësia e  familjes.
Gjatë këtyre dy javëve, tek recepsioni do të gjeni një kuti në të cilën do të mblidhen fonde të dedikuara për shtëpinë e foshnjes në Tiranë. Në këtë shtëpi aktualisht ndodhen 43 fëmijë të moshës 0-6 vjeç, 80% e tyre janë më të vegjël se 1 vjeç.
Shpresojmë që secili nga ju brenda mundësive të bëhet pjesë e  kësaj iniciative. Kjo është mënyrë që të mendojmë për të tjerët dhe të bëjmë diçka për të ndryshuar sadopak situatën e  vështirë të këtyre foshnjave të braktisura.
Bëhu edhe ti pjesë e kësaj iniciative, uroji Gëzuar Krishtlindjet fëmijëve jetim të shtëpisë së foshnjes!




Dear students, colleagues and friends of POLIS University,

The holidays are coming, these are moments of reflection on the year we are leaving behind, and evaluation of our accomplishments. At POLIS University we decided to do something for the others, to think for the ones that have basic needs  and above all the lack the love and warmth of their family.
During these two weeks, at the Information Desk you will find a box which serves to collect  funds dedicated to the Orphan Baby Home, Tirana. This home shelters 43 babies from 0-6 years old, 80% of them are less than 1 year.
We hope you will join this initiative according to your own possibilities. This is an opportunity to demonstrate social responsibility and  undertake a civil action which might impact the change for a better situation of these babies.Be a part of this initiative! Wish “ Merry Christmas” to orphan babies of Tirana!


No comments:

Post a Comment