About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Wednesday, March 28, 2012

FTESË: “3deluxe, qasje ndërdisiplinore ndaj dizajnit”


FTESË
“3deluxe, qasje ndërdisiplinore ndaj dizajnit”
FORUM I HAPUR - E ENJTE 29 MARS 2012, ORA 17.00, AUDITORI A3 nga  Prof. Dipl.-Ing. Markus Pretnar Academic pranë FH Mainz Design School,  Antar i 3deluxe Design Studio
                                                                                                                                                                                                       

Titulli përmbledhës 3deluxe nënkupton një ekip ndërdisiplinor i përbërë nga 30 antarë nga fushat e arkitekturës dhe dizajnit të interierit, dizajnit grafik dhe te komunikimit, si dhe motion dhe web design.  Bazuar në këtë spektër të gjerë specialistësh dhe dijesh, 3deluxe harton zgjidhje të shumëanshme dizajni që gjenerojnë një estetikë koherente, në fushat e identitetit grafik ; instalimeve multimediale dhe arkitekturës.

Për më shumë, mund të shikoni materialin bashkëngjitur. Ju njoftojmë se pas forumit ju pret një autobus Polis për transportin
Ju mirëpresim!



INVITATION

“3deluxe, transdisciplinary approaches to design”
OPEN FORUM – ON THURSDAY MARCH 29th, 2012 AT 17.00, AUDITORIUM A3:  by Prof. Dipl.-Ing. Markus Pretnar.  Academic at FH Mainz Design School, Member of 3deluxe Design Studio
                                                                                                                
                                                                                                                 
The collective title 3deluxe connotes an interdisciplinary team of about 30 individuals from the fields of architecture and interior design, communication and graphic design as well as motion and web design. On the basis of this broad spectrum of specialist knowledge, 3deluxe devises holistic design solutions that boast a coherent aesthetics and range from graphic identities to media installations to architecture.

For more, you can see the material in attach. We inform you that after the forum, there will be a Polis bus for the transport.

Welcome!



Monday, March 26, 2012

International Exchange Day at POLIS University


PRESS RELEASE


Ministri i Arsimit dhe Shkencës Prof. Myqerem Tafaj, dhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë Z. Florian Raunig vizituan Universitetin Polis në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar të këtij universiteti dhe Universitetit Teknik TU-Viena Austri.

Mbi 100 studentë austriakë dhe 50 shqiptarë kanë punuar së bashku gjatë një jave në Tiranë dhe Sarandë për të prodhuar një skenar zhvillimi perspektiv për Sarandën, dhe në mënyrë të veçantë për çështje të projektimit të qëndrueshëm të banesave.

Të dy personalitetet vizituan laboratorin e projektimit të qendrueshëm në U_POLIS, ku po punohet për këtë projekt, dhe pasi dëgjuan mendimet dhe shpjegimet e studentëve dhe stafit shqiparo-austriak, përgëzuan drejtuesit e të dy universiteteve për këtë shkëmbim, duke uruar që të shtrihet më tej për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadori Raunig cilësoi Universitetin POLIS si një institucion pioner i arsimit të lartë në Shqiperi, që përmbush të gjithë kriteret dhe cilësinë për të tërhequr studentë të huaj përmes projekteve dhe kurseve të përbashkëta të ofruar në gjuhën angleze dhe që prej vitesh bashkëpunon ngushtë me institucione partnere Austriake.

Ministri Tafaj nënvizoi rëndësinë e këtyre përvojave për ndërkombëtarizimin dhe shumë-gjuhësinë e sistemit arsimor universitar në Shqipëri, që janë dhe pjesë e standarteve të parashikuara nga sistemi i Bologna-s.

Znj. Jourda, dekane në Universitetin Teknik të Vienës vlerësoi shumë pozitivisht punën e përbashkët, duke theksuar se sidomos fushat e studimit si arkitektura dhe planifikimi urban nuk kanë dhe nuk duhet të kenë kufij administrativë, dhe se vlera e vërtetë qëndron tek shkëmbimi njerëzor.

Përfaqësuesit e dy universiteteve shprehën entuziazmin për këtë bashkëpunim dhe për traditën tashmë disavjeçare të shkëmbimit mes 2 institucioneve, që synon të forcohet më tej. Të dy universitetet po punojnë tashmë për krjimin e një programit të përbashkët Doktorature dhe të kërkimit shkencor, me periudha studimi në Vienë dhe Tiranë. 

International Exchange Day at POLIS University : Monday March 26th 2012


International Exchange Day at POLIS University : Monday March 26th 2012

10.00: Visit of the Minister of Education and Science of Albania & the Ambassador of Austria in Tirana.
Meeting with 150 Albanian & Austrian students and respective staff in the framework of the international exchange studio of U_POLIS and TU-Vienna.

11.00-17.00: Finalizing the workshop and presentation of the projects outcomes by all groups after the project in Saranda region.
Issues of sustainable design and alternative visioning of the city.

17.00: Exhibition on 'Art Installations' of the Art-Design School, at the MAD Center of POLIS University.
Performances by the “Art-Design 2” course, under the supervision of Simina Turcu and Sonia Jojic/Eranda Janku in the framework of the ‘Art Direction & Fashion Design’ subject.

17.30: OPEN FORUM by architect Francoise-Helene Jourda, Head of the Department for Spatial and Sustainable Design, Institut für Architektur und Entwerfen, TU-Vienna, Austria.

FHJ practices architecture from her office at JAP (Jourda Architectes Paris). 
Since 1999, she has taught in Vienna, Austria.  Additionally, she heads the company EO.CITE, an architecture and urban planning consulting firm.  All three of these activities are centered around the principle of sustainable development. 
This is the fundamental subject of her teaching at the Technical University of Vienna, the essential mission of EO.CITE, and the objective of her urban and architectural works at JAP.
She served as the commissioner of the French Pavillion at the 2004 Venice Biennale, where the theme was “Sustainable Metamorphoses.” 
She has given a number of lectures and written many articles concerning this theme both in France and on the international level.
She is one of the signatories of the 1996 European Charter for Solar Energy in Architecture and Urban Planning.
In October 2007, FHJ completed a report concerning sustainable development in construction at the request of the Minister of Ecology and Sustainable Development, Mr. Jean Louis Borloo.

Welcome!



MAD Center "Art Installations"


Dear all,

Please find attached  the invitation for the next event of MAD Center of POLIS University, on 'Art Installations'.

The exhibition is work of the students of Art Design 2 course, under the supervision of Simina Turcu and Sonia Jojic/ Eranda Janku in the framework of the Art Direction and Fashion Design.

You are all welcomed !


MAD Center Team



Friday, March 23, 2012

FTESË/ EXHIBITION


FTESË/ EXHIBITION

Kemi kënaqësinë t’ju përcjellim këtë ftesë për hapjen e 2 ekspozitave nga dy artistët italian : Stefano Romano dhe Giovanni Ruggiero.

Stefano Romano - Ekpozitë: Kujtesa Kolektive.
Hapja në 23 Mars 2012 ora 18:00 te THE OFFICE, ndërtesa për bisnesin dhe hapësirën e artit bashkëkohor “Classic Konstruksion”, Rr.Pjeter Budi, 4, Kati i 2-të
Ekspozita do të qëndojë e hapur me takime deri në 13 Prill 2012.

Giovanni Ruggiero –Ekspozitë: Pas një dimri të gjatë
Hapja 23 Mars 2012 ora 18:00 te Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Rr. Kavajës.
Ekspozita do të qëndrojë hapur gjatë fundjavës.

Ju mirëpresim!


INVITATION/EXHIBTION

We have the pleasure to announce the opening of 2 exhibitions of two Italian artists: Stefano Romano And Giovanni Ruggiero.

Stefano Romano – Exhibition:  Memoria collettiva
Opening 23 March 2012 hrs: 18.00 at THE OFFICE contemporary art space affair building “Classic Konstruksion”, Rr. “Pjeter Budi”, 4, 2nd  floor.
The exhibition will remain open on appointment till 13th of April.

Giovanni Ruggiero - Exhibition : Dopo un lungo inverno
Opening 23 March 2012 hrs: 18.00 at  Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Rr. Kavajës.
The exhibition will remain open during the weekend.

Welcome!

Thursday, March 22, 2012

Movie at U_POLIS: "Pulp Fiction"- Quentin Tarantino


Të dashur të gjithë,

Në takimin e rradhës me Cine_Polis, ju mirëpresim ditën e PREMTE, 23  Mars 2012 ora 10.00 Auditori A5, në të cilin do të mund të ndjekim së bashku filmin PULP FICTION  të regjizorit Quentin Tarantino.


Ju urojmë shikim të këndshëm!




Dear all,

We have the pleasure to invite you to the next session of Cine _POLIS on Friday, March 23rd , 2012 at 10.00 am at A5 Auditorium, to watch  PULP FICTION, a film by Quentin Tarantino.

Enjoy!


Wednesday, March 21, 2012

Open Lectures on the "Docent" tittle


Të nderuar studentë dhe kolegë,

Universiteti POLIS, ka kënaqësinë  t’ju ftojë në leksionet e hapura për Titullin Akademik “ DOCENT ”, që do të mbahet sot, të Mërkurën, datë 21 Mars 2012, ora 15:00 ne Auditorin C1, nga pedagogët:

·         Arben Shtylla, ora 15.00 - Çështje të Projektimit Ambiental në Arkitekturën Bashkëkohore.
·         Sotir Dhamo, ora 16.00Reflektim mbi zhvillimin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Bashkinë Tiranë, gjatë periudhës 2000-2011.
·         Besnik Aliaj, ora 17.00 -  Video Kills Radio Stars - Roli i Dizajnit ne Transformimin e Industrise së Muzikës Botërore.

të cilët plotësojnë kriteret bazuar në Nenin 47, pika 6 të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar),
në pikën 1.4 dhe 2.1.2 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.467, datë 18.7.2007 “ Për përcaktimin e Kritereve dhe Procedurave për Kualifikimin Shkencor e Pedagogjik të Personelit Akademik”,  si dhe në aktet e tjera nënligjore dhe rregulloren e U_POLIS.

Leksionet e hapura do të mbahet në prani të Këshillit të Profesorëve dhe te kolegëve e studenetëve.
Jeni të mirëpritur!


Dear students & colleagues,

POLIS University has the pleasure to invite you at the Open Lectures for the Academic Tittle “ Docent ”,  to be held today, on Wednesday  March 21st, 2012  at 3.00 pm at  Auditorium C1 by:

·         Arben Shtylla at 3.00 pm -  Environmental Design Issues in  Contemporary Architecture.
·         Sotir Dhamo at 4.00 pm -   A reflection on Architecture and Urban Development in the Municipality of Tirana during the period, 2000-2011.
·         Besnik Aliaj at 5.00 pm  -   Video Kills Radio Stars - The role of Design in Shaping World Music Industry.

that, meet the criteria based on the Article 47 to the Law No. 9741 on 21.05.2007 “  For the Higher Education in the Albanian Republic (as amendet), as well at the point 1.4 and 2.1.2 of the Decision of the Councile of Ministers No. 467 on 18.07.2007, ” For the determination of the procedures and criteria for the scientific and pedagogical qualification of the academic staff”, and also other articles, and U_POLIS regulations.

These Open Lectures will be held in the prezence of the Council of the Professors, colleagues and students.
Welcome!




Tuesday, March 20, 2012

Historia e kohes dhe moderniteti


LEKSION I HAPUR NË  U_POLIS;  E MARTË, 20 MARS 2012  ORA 17. 00, AUDITORI A3. 

Të dashur miq dhe kolegë,

Universiteti POLIS, ka kënaqësinë  t’ju ftojë në Leksionin e Hapur me temë: Historia e Kohës dhe Moderniteti- Nga Dr Gëzim Qëndro.
Për më shumë, mund të shikoni materialin bashkëngjitur.
Ju njoftojmë se pas forumit ju pret një autobus Polis për transportin.
Jeni të mirëpritur!


OPEN LECTURE AT U_POLIS;  TUESDAY, MARCH 20th 2012  AT  5.00 PM, AT A3 AUDITORIUM.  

Dear friends and colleagues,

POLIS University, has the pleasure to invite you on the Open Lecture : Time History and Modernity.-By Dr. Gëzim Qëndro.
For more, you can see the material in attach.

We inform you that after the forum, there will be a Polis bus for the transport.


Welcome!


Tuesday, March 13, 2012

Cine_POLIS @ Polis University


Përshëndetje të gjithëve,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në takimet/ show/leksionet e javës me Cine_POLIS: ditën e Enjte, 15 Mars 2012, në Auditorin C1, në orën 17.00-19.00, ku në këtë takim do të shfaqet një film historik, “Kapedani” .
Ndërsa  ditën e Premte, 16 Mars 2012, në Auditorin A5, në orën 10.10 -13.30 do të shfaqet filmi  “ Ábout de soufflé ” – Një film nga  J. L. Godard.

Shikim të këndshëm!


Dear all,

We have the pleasure to invite you on Thursday, March 15th 2012 from 17.00 am to 19.00 pm C1 Auditorium at the following  meeting/show/lecture Cine_POLIS.
At this representation we’ll continue with an historical film” Kapedani ” .
On Friday, March 16th 2012 at 10.00 am to 13.30 pm, we invite you for “ Á bout de soufflé ” - A film by J. L. Godard,

Enjoy!


KCAP & Metro_POLIS fitojne çmimin e Inovacionit në konkursin Ndërkombëtar: Bulevardi i Tiranës & Lumi


Me datë 8 Mars 2012 u prezantuan projektet finale për idetë mbi zgjatimin e bulevardit dhe rigjallërimin e Lumit të Tiranës, konkurs ndërkombëtar i shpallur nga  Bashkia e Tiranës. Në këtë konkurs morën pjesë 7 studio arkitekture prestigjoze në botë. Metro_POLIS ishte pjesëmarrës aktiv në konkurs si partner lokal i studios holandeze KCAP – “Kees Christiansee Architects & Planners”, me projekt-idenë “The Axis of the Gentle Heroism” - Aksi i Heroizmit Njerëzor (shiko posterin e bashkangjitur)…
Më shumë për konkursin mund të shikoni tek website i Bashkisë Tiranë:
http://www.tirana.gov.al/?cid=1,62,4425
ose në youtube:
http://www.youtube.com/watch?v=H5uKXsItjjE 
http://www.youtube.com/watch?v=ZfeUgyijxYM&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=NN36J-swt-I&feature=related
Në përfundim të ketij konkursi projekti i sipër-përmendur u vlerësuan nga juria ndërkombëtare me “Cmimin e veçantë të inovacionit” për konceptet e reja pionere në fushën e arkitekturës urbane. Ky çmim përbën një moment me rëndësi për studion tonë e më gjerë pasi jo vetëm kontribuohet për zhvillimin urban lokal, por edhe për faktin se një studio e re shqiptare bëhet pjesë e një përvoje serioze të nivelit ndërkombëtar. Eshtë një eveniment që na bën vërtet të ndihemi shumë mirë si përcjellës së frymës inovatore në Arkitekturën dhe Urbanistikën në rajon.  Së shpejti përmes në një “Forumi të Hapur” pranë Universitetit POLIS,do të prezantohen dhe debatohen jo vetëm projekti në fjalë, por edhe projekt-idetë e tjera pjesëmarrëse, përfshi ato që ende garojnë dhe për të cilat ne ruajmë kritika dhe rezerva konstruktive.
Të gjithë presim që mbas kaq vitesh pune dhe sakrifice edhe arkitektët shqiptarë të mund të marrin pjesë dhe të tregojnë me dinjitet vlerat e tyre në konkurimet ndërkombëtare të arkitekturës bashkëkohore.




Wednesday, March 7, 2012

Watch a movie at Cine_POLIS !


Përshëndetje të gjithëve,

Në takimin e rradhës me Cine_Polis, ju mirëpresim ditën e Enjten, 8  Mars 2012 ora 17.00 Auditori C1, në të cilin do të mund të ndjekim së bashku filmin “Debatik” të regjizorit të mirënjohur Hysen Hakani.
Ju njoftojmë njekohësisht që do të kemi të ftuar regjizorin z. Pirro Milkani, piktorin e filmit “Debatik” z. Grigor Ikonomi dhe z. Aziz Karalliu që së bashku me Prof. Artan Minarollin do të bëjnë hapjen e një perspektive historike të kinematografisë shqiptare prej viteve të pasluftës e deri në ditët tona.
Bashkëlidhur do të gjeni informacione shtesë për këtë aktivitet.

Ju urojmë shikim të këndshëm!


Dear all,

We have the pleasure to invite you to the next session  of Cine _POLIS on Thursday, March 8th , 2012 at 17.00 pm at C1 Auditorium, to watch  “ Debatik ”, a film by Hysen Hakani.
We also inform you that we have three invited guests; the director Mr. Piro Milkani, the movie painter Mr. Grigor Ikonomi, and Mr. Aziz Karalliu, that together with prof. Artan Minarolli will give a speech  on Albanian Cinematography from  the after war period until nowadays.
Attached you can find some additional information related to this event.

Enjoy!



Newsletter 15 - Special Edition



Thursday, March 1, 2012

Paper Wings


Te dashur Kolege dhe Studente,

Kompania Red Bull ne rang mbare boteror, perfshire dhe Shqiperine, organizon per studentet kampionatin Red Bull Paper Wings (Kampionati i Aeroplaneve prej Letre). Ne kete aktivitet jane te ftuar te marrin pjese te gjithe studentet e interesuar dhe zhvillohet ne 7 etapa, nga te cilat do te perzgjidhen aeroplanet e letres te dizenjuara me mire e qe fluturojne me gjate. Ne 31 Mars 2012 organizohet finalja kombetare nga ku tri fituesit e dale do te perfaqesojne Shqiperine ne kampionatin qe do te zhvillohet ne Austri.

Ne ju inkurajojme te merrni pjese dhe te na perfaqsoni fuqishem pasi jeni jo vetem plot ide e fantazi, por mos harroni jeni pjese e nje shkolle ku ushtrime e detyra te kesaj natyre jane mese normale.

Informacion me te detajuar mbi kete aktivitet do te gjeni ne faqen zyrtare te Red bull www.redbullpaperwings.com, facebook, blog si dhe ne posterin e ngjitur ne kendin e njoftimeve!