About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Tuesday, May 29, 2012

Lancimi i Tirana Architecture Weeks nga Universiteti POLIS dhe Bashkia Tirana


Të Dashur Miq,

Lançimi i Tirana Architecture Week, aktivitet i përbashkët i Bashkisë Tiranë dhe Universitetit POLIS  do të realizohet sot ( 29 Maj 2012 )në U_POLIS  në orën 12.00 nga stafi i TAW , U_POLIS dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Lulzim Basha.

Axhenda e këtij aktiviteti përfshin deklaratë nga Rektori i U_POLIS, Besnik Aliaj, Fjalim nga Z. Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë Tiranë. Prezantime të aktiviteve dhe eventeve që do të realizohen gjatë Tirana Architecture Weeks, nga stafi ndërkombëtar i TAW. Në këtë takim do të jenë prezent partnerët dhe suportuesit e TAW, dhe gjithashtu përfaqësues nga : Ambasada e Holandës, Ambasada Italiane, Ambasada Gjermane, Ambasada e Zvicrës, Ambasada e Austrisë dhe Akademia Marubi.

Për informacione të mëtejshme ju lutem vizitoni: www.tiranaarchitectureweek.com

No comments:

Post a Comment