About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Friday, October 14, 2011

Walking the City 5 :Kombinat / Kashar / Polis



Walking the City 5:  Kombinat / Kashar / Polis
Me 15 Tetor 2011, duke filluar ne oren 10:00, iniciativa “Walking The City” do te rifilloje per vitin e ri akademik. Kjo eshte hera e peste e ecjes ne rrugetime alternative te Tiranes, dhe do te filloje ne sheshin qendror te Kombinatit. Ju mund te merrni nje autobus ne qender te Tiranes dhe te vini ne piken e takimit. Do te takohemi perballe vendit ku dikur ka qene statuja e Stalinit dhe do te ecim sebashku.
Besniku, Sotiri dhe Eranda kane pergatitur nje rrugetim alternativ qe kalon perms zones ish-industriale te Kombinatit, ish-fabrika e qelqit, rrugen e vjeter hekurudhore, etj. Me pas do te hyjme ne nje zone periferike te zones Urbane te Kasharit , qe eshte nje lendine e bukur rurale, shume e ndryshme nga zona urbane . Do te kalojme gjate unazes se re te Tiranes , e cila eshte mbingarkuar me ndertesa ne menyre spekulative. Ne kundershtim me kete ne do te ecim me pas  ne peisazh te kendshem pergjate kodrave anesore. Do te na duhet te improvizojme me ecjen ne terren pavaresisht hartave qe kemi. Sugjerohen kepuce te forta dhe praktike, ashtu si edhe veshje sportive ne perputhje me parashikim e motit te cilin mund ta shikoni edhe ne internet.
Do te perfundojme ne kodrat e Yrshekut, me nje panorame shume te kendshme Tiranes, Autostrades Tirane-Durres (duke perfshire Universitetin POLIS), dhe gjithashtu do te jemi edhe ne pjesen e pasme te terrenit kodrinor te komunes se Kasharit qe ka nje natyre te pasur me liqene te vogle  dhe e rrethuar nga fshatra te gjelber. Do te zbresim ne qender et Yrshekut. Aty mundte merrni nje autobus dhe te shkoni drejteperdrejte ne qender te Tiranes. Por ne vend te kesaj ne ju keshillojme qe te ecim sebashku edhe per 400 metra, te kalojme autostraden, qe te perfundojme ne kantinen e U_POLIS ose tek QTU per pushimine drekes. Me pas te gjithe jane te lire te marrin autobuset e QTU per ne qender…
Ju mirepresim! Do te jete nje aventure, zbulimi i nje Tirane te ndryshme dhe te panjohur me pare, kaq prane dhe kaq larg. Ju nuk e keni pare here tjeter! Mos hezitoni… mos e neglizhoni! Do te jete nje experience e rendesishme.






No comments:

Post a Comment