About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Friday, October 28, 2011

Ekspozite ne U_POLIS


FTESË

Still (Ende)
Një ekspozitë nga Sonia Jojic, nën kujdesin e Stefano Romano.
Ne Universitetin POLIS (salla B2)
31 Tetor 2011 Ora 16.00

Jeni të mirëpritur!



Still(Ende)

Në gjuhën e fotografisë, Still (Ende)  është përfaqësimi në një imazh, të një serie objektesh të pajeta.  Kompozimi i imazhit, i cili sipas kuptimit të parë të fjalës duhet të na transmetojë një imazh pa jetë, ne fakt në të kundërtën, përmban një forcë të madhe evokative/ shprehëse.  
Ne, si njerëz, e rrethojmë veten me objekte, ndërtojmë shtëpi, krijojmë rrethe, qytete, metropole me qëllimin që të krijojmë strehim; por  vetë nga natyra jonë, gjatë jetesës në këto vende i mbushim ato me ndjenjat e  jetës tonë; në këtë mënyrë, çdo qoshe e qytetit merr një vlerë jetike.  Në serinë e fotografive të Sonia Jojic, kombinimi i këtyre dy momenteve nuk është thjesht një ngjashmëri elementesh formale  por shkon më thellë, në një konfrontim/ ballafaqim midis dy hapësirave. Nuk është thjesht arkitekturë e pastër, thjesht formë ose natyrë e qetë që shfaqet në këto foto, por jeta vetë në formën e momenteve që përmbajnë ndjenjat e njerëzve që i jetojnë ato çdo ditë.
Nga ana tjetër, Still në fotografi është momenti i kapjes së një imazhi në jetën e subjekteve të fotografuar.  “Portretet” e Jojic qëndrojnë të izoluara nga konteksti, ku sfondi mungon – imazhe në të cilat vështrimi i spektatorit është “i detyruar” të përballë vështrimin e subjektit të fotografuar. Në këtë shkëmbim vështrimesh lind një dialog I vërtetë midis subjektit dhe spektatorit, jo i njëzëshëm, i cili nëpërmjet thellësisë të fotografisë së Soniës lejon spektatorin të përfshihet duke e transformuar këtë Still në një vazhdimësi, ku nuk përfundon, por është vazhdimisht  i ushqyer nga shkëmbimi midis spektatorit dhe subjektit.
Prefiksi i përgjithshëm i fotografive të Sonia Jojic atëherë është Still (Ende), duke shprehur që ne ende e vëzhgojmë botën, ende japim kuptim dhe që ende jemi të gjallë. 

No comments:

Post a Comment