Still
(Ende)
Një
ekspozitë nga Sonia Jojic, nën kujdesin e Stefano Romano.
Ne
Universitetin POLIS (salla B2)
31
Tetor 2011 Ora 16.00
Jeni
të mirëpritur!
Still(Ende)
Në
gjuhën e fotografisë, Still (Ende) është përfaqësimi në një imazh, të një serie
objektesh të pajeta. Kompozimi i imazhit,
i cili sipas kuptimit të parë të fjalës duhet të na transmetojë një imazh pa
jetë, ne fakt në të kundërtën, përmban një forcë të madhe evokative/ shprehëse.
Ne,
si njerëz, e rrethojmë veten me objekte, ndërtojmë shtëpi, krijojmë rrethe,
qytete, metropole me qëllimin që të krijojmë strehim; por vetë nga natyra jonë, gjatë jetesës në këto
vende i mbushim ato me ndjenjat e jetës
tonë; në këtë mënyrë, çdo qoshe e qytetit merr një vlerë jetike. Në serinë e fotografive të Sonia Jojic, kombinimi
i këtyre dy momenteve nuk është thjesht një ngjashmëri elementesh formale por shkon më thellë, në një konfrontim/ ballafaqim
midis dy hapësirave. Nuk është thjesht arkitekturë e pastër, thjesht formë ose
natyrë e qetë që shfaqet në këto foto, por jeta vetë në formën e momenteve që përmbajnë
ndjenjat e njerëzve që i jetojnë ato çdo ditë.
Nga
ana tjetër, Still në fotografi është
momenti i kapjes së një imazhi në
jetën e subjekteve të fotografuar.
“Portretet” e Jojic qëndrojnë të izoluara nga
konteksti, ku sfondi mungon – imazhe në të cilat vështrimi i spektatorit është
“i detyruar” të përballë vështrimin e subjektit të fotografuar. Në këtë shkëmbim
vështrimesh lind një dialog I vërtetë midis subjektit dhe spektatorit, jo i njëzëshëm,
i cili nëpërmjet thellësisë të fotografisë së Soniës lejon spektatorin të përfshihet
duke e transformuar këtë Still në një vazhdimësi, ku nuk përfundon, por është
vazhdimisht i ushqyer nga shkëmbimi midis
spektatorit dhe subjektit.
Prefiksi i përgjithshëm i fotografive të Sonia Jojic atëherë është Still (Ende), duke shprehur që ne ende e vëzhgojmë botën, ende japim kuptim dhe që ende jemi të gjallë.
Prefiksi i përgjithshëm i fotografive të Sonia Jojic atëherë është Still (Ende), duke shprehur që ne ende e vëzhgojmë botën, ende japim kuptim dhe që ende jemi të gjallë.