About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Friday, June 1, 2012

Tirana Architecture Weeks


PROMOVOHET TRIENAL-JA E ARKITEKTURES NE TIRANE:

TIRANA ARCHITECTURE WEEKS (TAW):
Per here te pare Bashkia Tirane dhe Universiteti POLIS organizojne kete eveniment me impakt nderkombetar.

Kreybashkiaku Basha dhe 5 Ambasada te BE-se ne Tirane konfirmojne mbeshtetjen.


“Architecture Week” eshte nje fenomen mbareboteror, dhe Shqiperia ishte nje nga vendet e pakta ne Europe qe nuk ishte perfshire ne kete rrjet prestigjioz per arkitekturen dhe zhvillimin urban. Kjo inciative e stafit te Universiteti Polis eshte mbeshtetur fuqimisht nga kryebashkiaku Lulzim Basha, dhe qe nga janari 2012 eshte punuar intesivisht per te organizuar nje kalendar 2 mujor aktivitetesh me nje meny shume te pasur evenimentesh publike dhe profesionale ne kete fushe.

Rektori i Universitetit POLIS, arkitekti Besnik Aliaj theksoi ne ceremonine e hapjes se “Javet e Arkitektures se Tiranes” do te vendosin Tiranen ne harten kulturore Europiane dhe boterore. Do te jene 8-9 jave intensive te shkembimit nderkombetar te njohurive ne fushen e arkitektures dhe urbanistikes me pjesmarrjen e gjere te qytetareve, komuniteteteve dhe profesionisteve

Organizatoret kane besim se evenimenti jo vetem qe do te rrise interesin mbi arkitekturen dhe qytetin, por do te pasuroje jeten kulturore dhe artistike te qytetit, si dhe turizmin kulturor. Kryebashkiaku Lulzim Basha theksoi se ky eveniment del pertej kufive kombetar dhe e hap Tiranen ndaj nje debati nderkombetar mbi menyren e zhvillimit te qytetit. Kjo pasuri arkitektesh dhe planifikuesish urban me reputacion boteror do te jete nje kontribut per zhvillimin e Tiranes. Ajo konfirmon edhe njehere nje model zhvillimi i cili ndryshe nga deri tani fillon me planifikimin dhe vijon me nje proces te strukturuar qe shmang kaosin dhe abuzimin. Ka dhe zera – tha ai – qe thone jo vetem plane por edhe vepra, por une u them atyre qe veprat e mira behen vetem pas planeve te mira. Tirana Arkitecture Weeks eshte nje thesar idesh qe do shfrytezohet ne sensing me te mire per kete qellim publik…

Kater kuratore vendas dhe te huaj prezantuan me pas komponentet kryesore te Tirana Architecture Weeks: evenimentet e arkitektures, evenimentet e dizjanit, evenimentet publike, dhe workshpet nderkombetare. TAW do te kete 2 konferenca dhe konkurse nderkombetare, 10 ekspozita nderkomebtare, 6 workshope nderkombetare, dhe mbi 10 evenimente publike ku qyteteti do te “provokohet” per te stimuluar komunikimin dhe bashkepunimin midis komunitetit dhe autoriteteve vendore.

Kuratoret theksuan se ne kete eveniment do te marrin pjese me leksione te drejteperdrejta dhe ekspozita arkitekte, dizjanera, urbaniste dhe studio me fame boterore si: Maksimiljano Fuksas (Itali), OMA Studio, KCAP Studio, Mecanoo Studio, Viny Mass, West 8 Kas Oosterhuis (Holande), Peter Zumtor, Herzog de Meuron (Zvicer), Arturo Vittori, Antonino Saggio, Antonella Stela (Itali), Marc Armendaud (France), Sadar+Vuga (Sloveni), Jason Paine (USA), Carlos Morales (Meksike), Juan Lopez Cano (Spanje), Kengo Kuma (Japoni), Ekim Tan (Turqi), si dhe shkollat e arkitektures ne Ferrara dhe La Sapienza (Itali), Bauhaus dhe Cottbus (Gjermani), TU-Viena (Austri), Prishtine (Kosove), Beograd (Serbi), Shkup (Maqedoni), Larnaka (Qipro), Delft dhe Ersamus (Holande) etj, etj. Pjese e ketij grupimi jane NGO-te si Co-PLAN (Shqiperi), Expeditio (mali I Zi), CDS (Maqedoni) dhe Architecture & Vision (Itali).

Në fjalën e tyre përshëndetëse përfaqësuesit e lartë diplomatikë të ftuar në aktivitetin lançues të TAW, përgëzuan këtë iniciativë të U_POLIS dhe Bashkisë Tiranë dhe konfirmuan mbështetjen e institucioneve që përfaqësojnë, për këtë event të rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët e Tiranës dhe imazhin e ri te Shqiperise...

Kështu në fjalën e tij Rektori i Universitetit POLIS falenderoi zyrtarisht ambasaden holandeze per mbeshtetjen si sponsor kryesor i evenimentit. Me tej ambasadori italian Z. Massimo Gaiani shprehu entuziazmin e ambasadës së tij për të bashkëpunuar me një institucion që ka krijuar jo vetëm një hapësirë fizike shumë të veçantë, por një dhe një hapësirë intelektuale për profesionistë jo vetëm shqiptarë, por dhe Ballkanas dhe më gjërë, duke u bërë kështu një institucion model e pararojë. Pikat e bashkëpunimit janë të shumta - tha ai - duke nënvizuar sidomos ekspozitën “Made in Italy Design” dhe bashkërendimin e planit të fizibilitetit për stacionin multimodal të Bashkise Tiranës me konkursin e “Mobilicity”, po për këtë stacion qe organizon TAW.

Ambasadorja gjermane Znj. Müller-Holtkemper theksoi ndikimin që arkitektura dhe dizajni ka mbi jetën tonë, dhe se sa e rëndësishme është të sigurohemi që ky ndikim të jetë sa më pozitiv. Kështu rëndësia e rolit të arkitekturës dhe dizajnit, është jo vetëm në fokus të TAW por dhe të Tetorit Gjerman, këtij eventi të përvitshëm organizuar nga Ambasada Gjermane qe do te kordinohet me evenimentin ne fjale. “Pra, - tha ajo - aktivitetet e TAW dhe German October konvergojnë në mënyrë të natyrshme dhe ne do të punojmë ngushtësisht me POLIS dhe Bashkinë Tiranë për një bashkërendim sa më të mirë të tyre”.

Një nga përfaqësitë diplomatike që mbështet TAW, është dhe Ambasada e Zvicrës në Tiranë. Përfaqësuesi i saj, Z. Altim Memi, përmendi projektin 3 vjeçar “Revival of City Squares in Balkan Cities” financuar nga Swiss Cultural Program – SCP dhe që deri tani ka rezultuar i sukseshëm me aktivitete në Tiranë, Durrës, Kotor dhe Shkup, dhe do te perznatohet ne fazen finale te TAW. Ai, theksoi gjithashtu, bashkëpunimin me POLIS për të sjellë në Tiranë ekspozita të emrave të mëdhenj të arkitekturës botërore si Peter Zumthor dhe Herzog & de Meuron, Dina & Dina, Etj.

Konsullja austriake, Znj. Sigrid Kodym konfirmoi mbështetjen ndaj POLIS dhe ndaj Akademisë Marubi që do të bashkëpunojnë ne kuader te TAW për koordinimin e sezonit te 7-te te “Human Rights Film Festival”, i cili këtë vit do të trajtojë çështje të mjedisit. Kineasti Kujtim Çashku derjtues i Akademise Marubi shprehu gjithashtu angazhimin e plote dhe besimin e tij për suksesin e këtij bashkëpunimi. Ai theksoi se ky koperim dhe mbeshtetja e ambasadave perednimore konfirmon se ne debatin publik per arsimin e larte tashme nuk ka vetem problem por edhe arritje dhe modele te mira cilat kane nevoje te perkrahen dhe stimulohen.

Organizatoret kane hapur edhe nje websit te posacem per te interesuarit e per te rritur komunikimin me publikun: www.tiranaarchitectureweek.com

No comments:

Post a Comment