About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Monday, January 9, 2012

Universiteti POLIS merr pjese ne ceremonine e shpalljes se Personaliteteve te vitit 2011 nga Bashkia Kamez


Me datë 23 dhjetor 2011 Bashkia Kamëz shpalli Personalitetet e vitit 2011, mes të cilëve edhe institucione ndërkombëtare si Banka Botërore , Banka KfW  dhe Universiteti Polis si institucione që e kanë mbështetur atë financiarisht dhe me ekspertizë profesionale në disa prej projekteve më të  rëndësishme të saj si : ndërtim shkollash , ndërtim ujësjellës-kanalizimesh,  hartim të planit të zhvillimit ekonomik e urbanistik, etj. Universiteti Polis është partner prej disa vitesh i Bashkisë Kamëz dhe i ka ofruar stafit të saj ekpertizë profesionale në çeshtje thelbësore që kanë të bëjnë me të ardhmen urbanistike , ekonomike e sociale të  zonës. Partneriteti publik-privat i shprehur në terma konkrete është një bashkëpunim me rezultate të prekshme dhe do të jetë i vazhdueshëm edhe në të ardhmen. 



No comments:

Post a Comment