About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Thursday, November 3, 2011

Ceremonia e Diplomimit




31 Tetor 2011 ishte  ditë feste  për U_POLIS.  Këtë ditë  u organizua ceremonia e diplomimit të brezit të parë të studentëve Polis . 
Gjatë kësaj ceremonie u ftuan miq të POLIS e familjarë të studentëve . Nderoi këtë ceremoni me prezencën e tij  Ambasadori Austriak në Shqipëri Z.  Florian Raunig i cili mbajti një fjalim shumë frymëzues për të  sapo diplomuarit dhe gjithë pjesëmarrësit. 
Një përshëndetje e ngrohtë profesionistëve të rinj  ju bë nga drejtuesit e universitetit : Z. Besnik Aliaj (Rektor),  Z. Sotir Dhamo (Administrator), Z. Gazmend Haxhia (Anetar i bordit te themeluesve).  Në emër te diplomantëve përshendeti Lisana  Piro , fjala e së cilës ishte mirënjohje për atë që është arritur në pesë vite dhe premtimi që graduantët Polis do të mbeten në komunitetin Polis – pjesë e pandarë e eventeve profesionale dhe sociale të tij. 
Në emër të organizatës së sapo-krijuar  ALUMNI përshëndeti studenti Gjergj Dushniku. 
Një moment shumë emocionues gjatë kësaj ceremonie ishte hapja e zarfeve në të cilat ishin mbyllur dëshirat dhe ëndrrat e këtyre diplomantëve në fillimin e studimeve, ndërkohë që projektoheshin foto të aktiviteteve në vite nën tingujt e muzikës klasike të kuartetit të artistëve  të ftuar posaçërisht për këtë event.
Pas ceremonisë, pjesëmarrësit u ftuan të ndiqnin ekspozitën  “Still” me fotografi të realizuara nga  Sonia Jojic, Pedagoge në degën  Art Dizajn. Për të pranishmit u ofrua një koktejl  që mundësoi një takim miqësor  mes  të  ftuarve.


No comments:

Post a Comment