About Me
- Universiteti POLIS
- Tirane, Albania, Albania
- Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban
Friday, November 25, 2011
Thursday, November 24, 2011
Kampionati i Futbollit ne U_POLIS
Tashme ne
U_POLIS filloi kampionati i futbollit.
Kete jave,
te Marten u bene 2 ndeshjet e para, dhe te Enjten jane dy ndeshjet e dyta. Jane
gjithesej 10 ekipe, ku marrin pjese 75 vete, 10 skuadrat jane ndare ne 2
grupe,5 skuadra ne cdo grup, ku pasi ndeshen midis tyre brenda grupit 2 te
parat e cdo grupi kualifikohen per
gjysemfinalet dhe me pas finalja. Do te zhvillohen ne total 23 ndeshje, pra 10
ndeshje per cdo grup, per te dy grupet 20 ndeshje, 2 gjysemfinale dhe 1 finale.
Tashme po
qarkullojne ide per kampionatin “Unisex” te Volejbollit ne POLIS…
Argetim te
Mbare!
Tuesday, November 22, 2011
Turi- DIAMANTI I KOSOVES
DIAMANTI I
KOSOVES
Universiteti
POLIS vendosi qe aktivitetin e radhes t`ia dedikoje nje turi profesional ne Kosove. Ne kete tur do te marrin pjese studente dhe
profesore te U_POLIS, te cilet do te kryejne vizita dhe prezantime ne pika startegjike per nga aspekti arkitektonik
dhe urban. Kjo eshte nje tjeter nisme e cila synon
te njohe studentet me karakteristika te rajonit dhe gjithashtu te stimuloje frymen
e bashkepunimit ndermjet U_POLIS dhe strukturave arsimore ne Kosove.
Bashkangjitur
mundte gjeni axhenden :
DIAMANTI
I KOSOVËS
Dita
1
E
Shtunë 26.11.2011
7.00
Nisja nga Tirana -
Stadiumi Qemal Stafa
11.00-
13.00 Ndalesë në Prizren dhe
eksplorimi i qytetit dhe zonës historike
13.00
-14.00 Drekë e shpejtë në qytet
14.00-16.00 Udhëtim
për në Prishtinë
16.00-17.00 Mbërritja dhe akomodimi në Prishtinë
17.00
– 23.00 Mbrëmja e lirë
Dita
2
E
Diel 27.11.2011
8-9.30
Mitrovicë – qytet i
ndarë
9.30-
11 Peja - qytet në rrëzë të
bjeshkës
11-12.30
Gjakova – qyteti otoman dhe
modern
12.30
– 14 Dreka
14-15.30
Ferizaj – Qendra e qytetit
15.30
– 17.00 Gjilan – Qendra e qytetit
18.00 Arritja
në Prishtinë
20.00
– 01.00 Mbrëmje e lirë
Dita
3
E Hënë 28.11. 2011 - VIZITA NË PRISHTINË
9.30-11.00 Indi historik i zhvillimit urban
shëtitje në zonën e vjetër të qytetit,
·
Tre xhamitë
– Qarshi Xhamia- Xhamia e Sulltan Mehmetit, Xhamia e Sulltan Muratit Fatihut,
Xhamia e Jashar Pashës
·
Muzeu
Etnologjik - Shtëpia e Eminxhikut,
·
Muzeu i
Kosovës
11.00 -14.00 Modernizmi
në Kosovë - Shëtitje nëpër Bulevardin ‘Nënë Tereza’
·
Ndërtesa e
Kuvendit të Kosovës – ndërtesë e modernizmit rreth viteve 60- autor Juraj
Neidhardt-bashkëpunëtor i Le-Corbusier.
·
Sheshi Adem
Jashari (ish sheshi Vëllazërim-Bashkim)
·
Ndërtesa e
Qeverisë – 1976, rikonstruktim 2005
·
Teatri
kombëtar – arkitekt rus - vitet 50
·
Hotel Grand – 1978
12.00
-13.00 Drekë e shpejtë në qytet
·
Shëtitje
nëpër qendrën universitare dhe vizita e Bibliotekës Universitare, vepër e
arkitektit kroat Andrija Mutnjakovic
·
Shëtitje
nepër ULPIANË, lagje e planifikuar në vitet 60 dhe e ndërtuar deri ne vitet
1980
14.00 - 16.00
Kufijtë e qytetit modern me qytetin e tranzicionit pas vitit 1999
·
Shëtitje
nëpër lagjen Bregu i Diellit – e planifikuar në vitet 70-80
·
Shëtitje
nëpër lagjen Dardania –Lagje e planifikuar në vitet 70
·
Lagja
Kalabria- zhvillim informal vitet 80-90 dhe e planifikuar pas vitit 2005
16.00 -18.00 - Relaksim - Pasditja në parkun Gërmia
18.00 – 20.00 Ligjëratë në Fakultetin e Ndërtimtarisë –
Lektorë: Dr. Besnik Aliaj, Ark. Sotir Dhamo, Ark. Endrit Marku.
1_ Dr. Besnik
Aliaj_Balkanologji:
Fenomene te reja te Arkitektures dhe Urbanistikes ne Rajon Perfiksi “Turbo” - (Kapitalizem, Kulture, Folk, Muzike,
Urbanizem, Arkitekture, Dizajn….)
Permbajtja: Nje skanim
vertikal i femomeneve te zhvillimeve te arkitektures dhe urbanistikes ne
Ballkan sidomos ne Shqiperi dhe Kosove, gjate tranzicionit te dy dekadave te
fundit, pas shembies se murit te Berlinit ne ditet tona…
2_Doc. Sotir
Dhamo_Tirana midis
endrres dhe realitetit. Cfare do te thote te jesh ne POLIS.
Permbajtja: Nje analize dhe shpjegim i detajuar i zhvillimit
te qytetit te Tiranes qe nga themelimi i tij, e pare nga aspekti historik, social dhe fenomenologjik. Prezantimi permban dhe qasjen e U_POLIS ne lidhje
me keto ceshtje.
3_Ark. Endrit Marku_ arkitektura SOT.
Permbajtja: Tashmë informacioni qarkullon me shpejtësinë e
dritës, distancat zvoglohen çdo ditë dhe vetë kuptimi I kohës ka ndryshuar.
Arkitektura që dikur i pergjigjej vetëm
ndryshimeve dhe revolucioneve epokale po kalon nëpër metaforzat e
radhës. Përkufizimi i hershëm i saj
si arti i të ndërtuarit nuk mjafton më. Evolucioni arkitektonik po vërshon në
një rrjedhë globale, risish e mundësish të panumerta. Nderkaq rreziku për të humbur
veten ne rutinën e kësaj vorbulle i kanoset përherë e më shumë.
20.00 – 01.00
Mbrëmje e lirë
Dita
4
E
Martë 29.11.2011 KTHIMI
PËR NË TIRANË
10.00 Nisja
nga Prishtina për në Tiranë
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Monday, November 14, 2011
POLIS ne ndihme te shtresave ne nevoje
Në kuadër të inicitivës për përfshirjen sociale të shtresave në nevojë Universiteti POLIS aplikon politika lehtësuese për këto kategori sociale
në mënyrë të vazhdueshme. Për vitin
akademik 2011-2012 Universiteti POLIS në bashkëpunim me Ministrinë e Punës Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve të
Barabarta ofroi kuota studimi për studentë qe vijnë nga komuniteti Rom.
Kuotat e ofruara nga Universiteti POLIS përfshijnë jo vetëm
studime universitare por edhe ato pasuniversitare, gjë që tregon për një
angazhim serioz të U_POLIS për krijimin
e mundësive të pakufizuara për studentë që kanë dëshirë dhe ambicie për tu
radhitur mes profesionistëve me
standarte ndërkombëtare. Falë përkrahjes së institucioneve private të arsimit të
lartë , mes tyre edhe U_POLIS , shumë studentë Romë mund të integrohen dhe
aspirojnë për një jetë më të mirë duke u kthyer në një mbështetje të fortë për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe evoluimin
social të komunitetit Rom në Shqipëri.
Wednesday, November 9, 2011
Open Forum
INVITATION
URBAN FORUM
POLIS University, November 9 2011 at 17.00, A3 Auditorium, Ground Floor.
POLIS University, November 9 2011 at 17.00, A3 Auditorium, Ground Floor.
POLIS University has the pleasure to invite you on the Urban Forum: Creative Actions - Presentation of the professional activity of the architectural office Pro-arch, Rome, Italy by Dr. Loris Rossi.
We inform you that after the forum, there will be a Polis bus for the transport.
Welcome!
Loris Rossi
Graduated in architecture in 2004 at “Sapienza” University of Rome, Master degree in Architecture “Ludovico Quaroni”. He was awarded a PhD scholarship in Architectural Composition and Theory at “Sapienza” University and he developed part of his PhD dissertation research at the Department of Architecture and Urban Planning of UCLA, in Los Angeles – Tutor Prof. Jason Payne.
He was an adjunct professor at the Five Year Master course in Architecture EU of “Sapienza”. From 2005 – 2011 he was co-founder of the ungroup Architecture office based in Rome; during this period he took part in numerous national and international competitions some of which were awarded prizes and shown in international exhibitions.
Since October 2011 he is a Full time Professor at the POLIS University in Tirana.
For more works, activities and info visit www.lorisrossi.com
He was an adjunct professor at the Five Year Master course in Architecture EU of “Sapienza”. From 2005 – 2011 he was co-founder of the ungroup Architecture office based in Rome; during this period he took part in numerous national and international competitions some of which were awarded prizes and shown in international exhibitions.
Since October 2011 he is a Full time Professor at the POLIS University in Tirana.
For more works, activities and info visit www.lorisrossi.com
Thursday, November 3, 2011
Ceremonia e Diplomimit
31 Tetor
2011 ishte ditë feste për U_POLIS. Këtë ditë u
organizua ceremonia e diplomimit të brezit të parë të studentëve Polis .
Gjatë kësaj ceremonie u ftuan miq të POLIS e familjarë të studentëve . Nderoi këtë ceremoni me prezencën e tij Ambasadori Austriak në Shqipëri Z. Florian Raunig i cili mbajti një fjalim shumë frymëzues për të sapo diplomuarit dhe gjithë pjesëmarrësit.
Një përshëndetje e ngrohtë profesionistëve të rinj ju bë nga drejtuesit e universitetit : Z. Besnik Aliaj (Rektor), Z. Sotir Dhamo (Administrator), Z. Gazmend Haxhia (Anetar i bordit te themeluesve). Në emër te diplomantëve përshendeti Lisana Piro , fjala e së cilës ishte mirënjohje për atë që është arritur në pesë vite dhe premtimi që graduantët Polis do të mbeten në komunitetin Polis – pjesë e pandarë e eventeve profesionale dhe sociale të tij.
Në emër të organizatës së sapo-krijuar ALUMNI përshëndeti studenti Gjergj Dushniku.
Një moment shumë emocionues gjatë kësaj ceremonie ishte hapja e zarfeve në të cilat ishin mbyllur dëshirat dhe ëndrrat e këtyre diplomantëve në fillimin e studimeve, ndërkohë që projektoheshin foto të aktiviteteve në vite nën tingujt e muzikës klasike të kuartetit të artistëve të ftuar posaçërisht për këtë event.
Pas ceremonisë, pjesëmarrësit u ftuan të ndiqnin ekspozitën “Still” me fotografi të realizuara nga Sonia Jojic, Pedagoge në degën Art Dizajn. Për të pranishmit u ofrua një koktejl që mundësoi një takim miqësor mes të ftuarve.
Gjatë kësaj ceremonie u ftuan miq të POLIS e familjarë të studentëve . Nderoi këtë ceremoni me prezencën e tij Ambasadori Austriak në Shqipëri Z. Florian Raunig i cili mbajti një fjalim shumë frymëzues për të sapo diplomuarit dhe gjithë pjesëmarrësit.
Një përshëndetje e ngrohtë profesionistëve të rinj ju bë nga drejtuesit e universitetit : Z. Besnik Aliaj (Rektor), Z. Sotir Dhamo (Administrator), Z. Gazmend Haxhia (Anetar i bordit te themeluesve). Në emër te diplomantëve përshendeti Lisana Piro , fjala e së cilës ishte mirënjohje për atë që është arritur në pesë vite dhe premtimi që graduantët Polis do të mbeten në komunitetin Polis – pjesë e pandarë e eventeve profesionale dhe sociale të tij.
Në emër të organizatës së sapo-krijuar ALUMNI përshëndeti studenti Gjergj Dushniku.
Një moment shumë emocionues gjatë kësaj ceremonie ishte hapja e zarfeve në të cilat ishin mbyllur dëshirat dhe ëndrrat e këtyre diplomantëve në fillimin e studimeve, ndërkohë që projektoheshin foto të aktiviteteve në vite nën tingujt e muzikës klasike të kuartetit të artistëve të ftuar posaçërisht për këtë event.
Pas ceremonisë, pjesëmarrësit u ftuan të ndiqnin ekspozitën “Still” me fotografi të realizuara nga Sonia Jojic, Pedagoge në degën Art Dizajn. Për të pranishmit u ofrua një koktejl që mundësoi një takim miqësor mes të ftuarve.
Tuesday, November 1, 2011
Walking the City 5
Walk
of the City 5 :
Intinerari
: Western Tirana Alternative Transect, E Shtunë 5 Nëntor 2011
Kisha Ortodokse - Kisha Katolike ( Rr. Kavajës) –
Ministria e Arsimit (Rr. Durrësit ) Muzeu Historik (Qendër)- Rr.Fortuzi - Zona
e Brakës - Rr. Don Bosko - Zona perreth Laprakës- Zona e Aeroportit të vjetër –
Sheshi te Stadiumi “ Partizani ” - Rrënojat e Kishës Romake / Bizantine.-
Rikthim në pikën e fillimit, Kisha Ortodokse.
Do të fillojmë në 10:00 nga Rr.Kavajës përballë Kishës
Ortodokse. Më pas do të ecim në zonën urbane organike midis Rr. së Kavajës dhe
Rr.Myslym Shyri duke përmbyllur në Kishën Katolike në Rr. Kavajës.
… Më pas do të hyjmë përmes hapësirës urbane organike midis Rr.
së Kavajës dhe Rr.së Durrësit, do të hyjmë përmes Rr. Mine Peza në
hapësirën pas Muzeut Historik Kombëtar. Shtegu do të na çojë te Rr. Fortuzi pas
Ministrisë së Drejtësisë.
… Ne do të shkojmë në një rrugë alternative pas Fakultetit të
Shkencave Natyrore, duke u futur po ashtu në zonën e Brakës në blloqet e
shtëpive përgjatë Rr. së Unazës duke përfunduar në hyrjen e Rr. Don
Bosko.
… Përsëri do të vazhdojmë në një shteg alternativ i cili do të
na çojë paralelisht me Rr. Don Bosko pas bllokut të shtëpive te TV Vision +. Ky
shteg përfundon në Laprakë dhe zonën me shtë pi përreth
si dhe pallate parafabrikatë.
…Përmes zonës se Laprakës ne do të përfundojmë në zonën e
Aeroportit të Vjetër dhe ne do të vazhdojmë në një zonë informale duke u
rikthyer përsëri në sheshin përpara Stadiumit “Partizani”. Prej këtu do të
kalojmë përmes Rr. së Unazës së Vjetër dhe do të afrohemi pranë Rr. së
Ambasadave, ku përmes rrugëve alternative do të shkojmë aty ku e nisëm këtë
udhëtim.
…Tour-i do të mbarojë me një pushim përfundimtar, kafe dhe
drekë në një nga godinat më të larta të zones, e cila ka një bar dhe një
restaurant në majën e saj, me një pamje të shkëlqyer të Tiranës. Pseudonimi i
këtij vendi, është “ Toni Montanta’s ” (The Scarface) Bar/ Restaurant J…
Mendojmë se do të kënaqeni si dhe do të befasoheni !
Pra mos e humbisni! Ecni me ne, në shtigjet alternative të
qytetit. Ju do të zbuloni një botë të re!
Subscribe to:
Posts (Atom)