About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Tuesday, November 1, 2011

Walking the City 5


Walk of the City 5 :
Intinerari : Western Tirana Alternative Transect, E Shtunë 5 Nëntor 2011

Kisha Ortodokse - Kisha Katolike ( Rr. Kavajës) – Ministria e Arsimit (Rr. Durrësit ) Muzeu Historik (Qendër)- Rr.Fortuzi - Zona e Brakës - Rr. Don Bosko - Zona perreth Laprakës- Zona e Aeroportit të vjetër – Sheshi te Stadiumi  “ Partizani ” - Rrënojat e Kishës Romake / Bizantine.- Rikthim në pikën e fillimit, Kisha Ortodokse.


Do të fillojmë në 10:00  nga Rr.Kavajës përballë Kishës Ortodokse. Më pas do të ecim në zonën urbane organike midis Rr. së Kavajës dhe Rr.Myslym Shyri duke përmbyllur në  Kishën Katolike në Rr. Kavajës.

… Më pas do të hyjmë përmes hapësirës urbane organike midis Rr. së Kavajës dhe Rr.së Durrësit, do të hyjmë përmes Rr. Mine Peza në hapësirën pas Muzeut Historik Kombëtar. Shtegu do të na çojë te Rr. Fortuzi pas Ministrisë së Drejtësisë.

… Ne do të shkojmë në një rrugë alternative pas Fakultetit të Shkencave Natyrore, duke u futur po ashtu në zonën e Brakës në blloqet e shtëpive  përgjatë Rr. së Unazës  duke përfunduar në hyrjen e Rr. Don Bosko.

… Përsëri do të vazhdojmë në një shteg alternativ i cili do të na çojë paralelisht me Rr. Don Bosko pas bllokut të shtëpive te TV Vision +. Ky shteg përfundon në Laprakë dhe zonën me shtë pi përreth si dhe pallate parafabrikatë.

…Përmes zonës se Laprakës ne do të përfundojmë në zonën e Aeroportit të Vjetër dhe ne do të vazhdojmë në një zonë informale duke u rikthyer përsëri në sheshin përpara Stadiumit “Partizani”. Prej këtu do të kalojmë përmes Rr. së Unazës së Vjetër dhe do të afrohemi pranë Rr. së Ambasadave, ku përmes rrugëve alternative do të shkojmë aty ku e nisëm këtë udhëtim.

…Tour-i do të mbarojë me një pushim përfundimtar, kafe dhe drekë  në një nga godinat më të larta të zones, e cila ka një bar dhe një restaurant në majën e saj, me një pamje të shkëlqyer të Tiranës. Pseudonimi i këtij vendi, është “ Toni Montanta’s ” (The Scarface) Bar/ Restaurant J…



Mendojmë se do të kënaqeni si dhe  do të befasoheni !
Pra mos e humbisni! Ecni me ne, në shtigjet alternative të qytetit. Ju do të zbuloni një botë të re!







No comments:

Post a Comment