About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Monday, November 14, 2011

POLIS ne ndihme te shtresave ne nevoje


Në kuadër të inicitivës për  përfshirjen sociale  të shtresave në nevojë Universiteti POLIS  aplikon politika lehtësuese për këto kategori sociale në mënyrë të vazhdueshme.  Për vitin akademik 2011-2012 Universiteti POLIS në bashkëpunim me Ministrinë  e Punës Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ofroi kuota studimi për studentë qe vijnë nga komuniteti Rom.
Kuotat e ofruara nga Universiteti POLIS përfshijnë jo vetëm studime universitare por edhe ato pasuniversitare, gjë që tregon për një angazhim serioz të U_POLIS për  krijimin e mundësive të pakufizuara për studentë që kanë dëshirë dhe ambicie për tu radhitur mes  profesionistëve me standarte ndërkombëtare. Falë përkrahjes së institucioneve private të arsimit të lartë , mes tyre edhe U_POLIS , shumë studentë Romë mund të integrohen dhe aspirojnë për një jetë më të mirë duke u kthyer në një mbështetje të fortë për  përmirësimin e cilësisë së jetës dhe evoluimin social të komunitetit Rom në Shqipëri. 

No comments:

Post a Comment