31 Tetor
2011 ishte ditë feste për U_POLIS. Këtë ditë u
organizua ceremonia e diplomimit të brezit të parë të studentëve Polis .
Gjatë kësaj ceremonie u ftuan miq të POLIS e familjarë të studentëve . Nderoi këtë ceremoni me prezencën e tij Ambasadori Austriak në Shqipëri Z. Florian Raunig i cili mbajti një fjalim shumë frymëzues për të sapo diplomuarit dhe gjithë pjesëmarrësit.
Një përshëndetje e ngrohtë profesionistëve të rinj ju bë nga drejtuesit e universitetit : Z. Besnik Aliaj (Rektor), Z. Sotir Dhamo (Administrator), Z. Gazmend Haxhia (Anetar i bordit te themeluesve). Në emër te diplomantëve përshendeti Lisana Piro , fjala e së cilës ishte mirënjohje për atë që është arritur në pesë vite dhe premtimi që graduantët Polis do të mbeten në komunitetin Polis – pjesë e pandarë e eventeve profesionale dhe sociale të tij.
Në emër të organizatës së sapo-krijuar ALUMNI përshëndeti studenti Gjergj Dushniku.
Një moment shumë emocionues gjatë kësaj ceremonie ishte hapja e zarfeve në të cilat ishin mbyllur dëshirat dhe ëndrrat e këtyre diplomantëve në fillimin e studimeve, ndërkohë që projektoheshin foto të aktiviteteve në vite nën tingujt e muzikës klasike të kuartetit të artistëve të ftuar posaçërisht për këtë event.
Pas ceremonisë, pjesëmarrësit u ftuan të ndiqnin ekspozitën “Still” me fotografi të realizuara nga Sonia Jojic, Pedagoge në degën Art Dizajn. Për të pranishmit u ofrua një koktejl që mundësoi një takim miqësor mes të ftuarve.

No comments:
Post a Comment