About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Thursday, December 8, 2011

Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut


Universiteti POLIS ,  e Premte 9  Dhjetor 2011 ora 16.00  Auditori C1.

Universiteti  POLIS, ka kënaqësinë të ju ftojë në një aktivitet special lidhur me datën 10 Dhjetor, Ditën  Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Më poshtë do të gjeni një axhendë të bashkëlidhur e cila është e ndarë në katër sesione si dhe një material tjëtër shtesë që lidhet me këtë event.

Jeni të mirëpritur!



Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut



Wednesday, December 7, 2011

Forum Urban ne POLIS


FORUM URBAN
Universiteti POLIS,  E  Mërkurë  7  Dhjetor  2011 ora  17.00,  Auditori A3, Kati i parë.

Universiteti POLIS, ka kënaqësinë t’ju ftojë në Forumin Urban me temë : Gjurmët e një kërkimi. – Nga Stefano Romano, artisit, kurator I pavarur, si dhe lektor në Universitetin POLIS.

Ju njoftojmë se pas forumit ju pret një autobus Polis për transportin.

Jeni të mirëpritur!

Thursday, November 24, 2011

Kampionati i Futbollit ne U_POLIS


Tashme ne U_POLIS filloi kampionati i futbollit.
Kete jave, te Marten u bene 2 ndeshjet e para, dhe te Enjten jane dy ndeshjet e dyta. Jane gjithesej 10 ekipe, ku marrin pjese 75 vete, 10 skuadrat jane ndare ne 2 grupe,5 skuadra ne cdo grup, ku pasi ndeshen midis tyre brenda grupit 2 te parat e  cdo grupi kualifikohen per gjysemfinalet dhe me pas finalja. Do te zhvillohen ne total 23 ndeshje, pra 10 ndeshje per cdo grup, per te dy grupet 20 ndeshje, 2 gjysemfinale dhe 1 finale.
Tashme po qarkullojne ide per kampionatin “Unisex” te Volejbollit ne POLIS…

Argetim te Mbare!


Tuesday, November 22, 2011

Turi- DIAMANTI I KOSOVES


DIAMANTI I KOSOVES

Universiteti POLIS vendosi qe aktivitetin e radhes t`ia dedikoje nje turi profesional ne Kosove.  Ne kete tur do te marrin pjese studente dhe profesore te U_POLIS, te cilet do te kryejne vizita dhe prezantime ne  pika startegjike per nga aspekti arkitektonik dhe urban. Kjo eshte nje tjeter nisme  e cila synon te njohe studentet me karakteristika te rajonit dhe gjithashtu te stimuloje frymen e bashkepunimit ndermjet U_POLIS dhe strukturave arsimore ne Kosove.
Bashkangjitur mundte gjeni axhenden :

DIAMANTI I KOSOVËS

Dita 1

E Shtunë 26.11.2011                  

7.00                        Nisja nga Tirana - Stadiumi Qemal Stafa

11.00- 13.00        Ndalesë në Prizren dhe eksplorimi i qytetit dhe zonës historike

13.00 -14.00   Drekë e shpejtë në qytet 

14.00-16.00         Udhëtim për në Prishtinë

16.00-17.00         Mbërritja dhe akomodimi në Prishtinë


17.00 – 23.00  Mbrëmja e lirë

Dita 2

E Diel 27.11.2011                        

8-9.30                    Mitrovicë – qytet i ndarë

9.30- 11                Peja - qytet në rrëzë të bjeshkës

11-12.30               Gjakova – qyteti otoman dhe modern

12.30 – 14            Dreka

14-15.30               Ferizaj – Qendra e qytetit

15.30 – 17.00      Gjilan – Qendra e qytetit
18.00                     Arritja në Prishtinë

20.00 – 01.00 Mbrëmje e lirë

Dita 3

E Hënë  28.11. 2011 - VIZITA NË PRISHTINË

9.30-11.00 Indi historik i zhvillimit urban shëtitje në zonën e vjetër të qytetit,

·         Tre xhamitë – Qarshi Xhamia- Xhamia e Sulltan Mehmetit, Xhamia e Sulltan Muratit Fatihut, Xhamia e Jashar Pashës
·         Muzeu Etnologjik - Shtëpia e Eminxhikut,
·         Muzeu i Kosovës

11.00 -14.00  Modernizmi në Kosovë - Shëtitje nëpër Bulevardin ‘Nënë Tereza’

·         Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës – ndërtesë e modernizmit rreth viteve 60- autor Juraj Neidhardt-bashkëpunëtor i Le-Corbusier.
·         Sheshi Adem Jashari (ish sheshi Vëllazërim-Bashkim)
·         Ndërtesa e Qeverisë – 1976, rikonstruktim 2005
·         Teatri kombëtar – arkitekt rus - vitet 50
·          Hotel Grand – 1978

12.00 -13.00 Drekë e shpejtë në qytet 

·         Shëtitje nëpër qendrën universitare dhe vizita e Bibliotekës Universitare, vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakovic

·         Shëtitje nepër ULPIANË, lagje e planifikuar në vitet 60 dhe e ndërtuar deri ne vitet 1980


14.00 - 16.00 Kufijtë e qytetit modern me qytetin e tranzicionit pas vitit 1999

·         Shëtitje nëpër lagjen Bregu i Diellit – e planifikuar në vitet 70-80
·         Shëtitje nëpër lagjen Dardania –Lagje e planifikuar në vitet 70
·         Lagja Kalabria- zhvillim informal vitet 80-90 dhe e planifikuar pas vitit 2005

16.00 -18.00 -     Relaksim - Pasditja në parkun Gërmia

18.00 – 20.00      Ligjëratë në Fakultetin e Ndërtimtarisë – Lektorë: Dr. Besnik Aliaj, Ark. Sotir  Dhamo, Ark. Endrit Marku.





1_ Dr. Besnik Aliaj_Balkanologji: Fenomene te reja te Arkitektures dhe Urbanistikes ne Rajon Perfiksi “Turbo” - (Kapitalizem, Kulture, Folk, Muzike, Urbanizem, Arkitekture, Dizajn….)

Permbajtja: Nje skanim vertikal i femomeneve te zhvillimeve te arkitektures dhe urbanistikes ne Ballkan sidomos ne Shqiperi dhe Kosove, gjate tranzicionit te dy dekadave te fundit, pas shembies se murit te Berlinit ne ditet tona…

2_Doc. Sotir Dhamo_Tirana midis endrres dhe realitetit. Cfare do te thote te jesh ne POLIS.

Permbajtja: Nje analize dhe shpjegim i detajuar i zhvillimit te qytetit te Tiranes qe nga themelimi i tij, e pare nga aspekti historik, social dhe fenomenologjik. Prezantimi permban dhe qasjen e U_POLIS ne lidhje me keto ceshtje.

3_Ark. Endrit Marku_ arkitektura SOT.

Permbajtja: Tashmë informacioni qarkullon me shpejtësinë e dritës, distancat zvoglohen çdo ditë dhe vetë kuptimi I kohës ka ndryshuar. Arkitektura që dikur i pergjigjej vetëm ndryshimeve dhe revolucioneve epokale po kalon nëpër metaforzat e radhës. Përkufizimi i hershëm i saj si arti i të ndërtuarit nuk mjafton më. Evolucioni arkitektonik po vërshon në një rrjedhë globale, risish e mundësish të panumerta. Nderkaq rreziku për të humbur veten ne rutinën e kësaj vorbulle i kanoset përherë e më shumë.




20.00 – 01.00 Mbrëmje e lirë



Dita 4

E Martë 29.11.2011                     KTHIMI PËR NË TIRANË


10.00                     Nisja nga Prishtina për në Tiranë

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------