Me
date 20 Dhjetor 2011 ne Universitetin POLIS u realizua takimi i grupit
strategjik per hartimin e planit rregullues te Tiranes.
Ky
aktivitet i mbeshtetur edhe nga Fondacioni “Hanns Seidel” Gjermani dhe
Instituti “Platforma-IDR” nisi me nje tur ne ambjentet e reja te Universitetit
POLIS, ku kryetari i Bashkise Z. Lulzim Basha u prezantua me infrastrukturen
dhe ecurine e procesit akademik. Nje vizite e vecante e tij u realizua ne
studion e dizjanit ku 75 diplomante te degeve Planifikim Urban dhe Arkitekture
po hartojne projekte pjesore dhe te detajuara mbi Tiranën me teme: Projecting
Tirana – Alternative Visioning.
Z.
Basha beri me pas nje prezantim per studentet/stafin e U_POLIS mbi vizionin e
zhvillimit urban për Tiranën, mbi parqet e reja, transportin publik me shina,
planin e ri rregullues, konkurset nderkombetare, etj.
Ne
vazhdim, u hap takimi i grupit strategjik konsultativ të Planit Rregullles. Ne
kete takim konsultativ moren pjese perfaqesues nga mjaft institicione te tjera
vendore dhe kombetare.
Perfaqesuesit
nga 7 bashkite/komunat fqinje me Tirane dhe 6 komuna fqinje nenshkruan nje
memorandum bashkepunimi ne lidhje me planin rregullues dhe diskutuan mbi
ceshtje organizative dhe strategjike te ketij projekti.
Universiteti
POLIS tashme radhitet si nje partner qe kontribuon profesionalisht ndermjet
strukturave vendimarrese publike/private, te cilat sebashku hartojne projekte ne
dobi te zhvillimit te territorit, te permiresimit te kushteve urbane dhe
qeverisjes transparente.