Rivitalizimi i Shesheve te Qyteteve ne Qytetet e Ballkanit
Më 1 qershor në orën 10:30 në Universitetin Polis, Autostrada Tiranë- Durrës, Km 5, Kashar. Do të bëhet paraqitja e projektit Rivitalizimi i Shesheve të Qyteteve në Qytete të Ballkanit. Projekti ka për qëllim që të reflektojë mbi një ide të re kreative të hapësirave publike duke pyetur njerëzit që përdorin dhe jetojnë, në ato hapësira për vlerat dhe problematikat, të ri-përdorimit në mënyrë që të krijohen hapësira të reja të gjallëruara, për tu përdorur si sheshet e qytetit.
Sheshet e qytetit, si vende për shprehje demokratike dhe kulturore në qytete bashkëkohore dhe pika kontakti për marrëdhëniet civile dhe shoqërore, janë një stimul jetik për sipërmarrjen dhe zhvillimin e qyteteve.
Sidoqoftë, gjatë dy dekadave të fundit, transformimet urbane të qyteteve të Ballkanit nën presionin e projekteve neo-liberale të rindërtimit dhe të dëshirave të globalizmit në vazhdimësi demonstrojnë një neglizhim të dukshëm të funksioneve publike të shesheve të qyteteve si hapësira publike.
Çështja e shesheve të qyteteve duhet të kuptohet në një mënyrë shumë më të gjerë. Sheshet e qyteteve (dhe këtu nuk mendojmë vetëm për sheshin kryesor, por për të gjitha hapësirat publike të hapura/sheshe të qyteteve) materializojë energjitë e njerëzve dhe kësisoj na duhet të kuptojmë se çfarë domethënie kanë sheshet e qyteteve për shprehjen shoqërore dhe kulturore të qytetarëve dhe çfarë kërkohet për ti risjelle në jetë sheshet e qyteteve. Duke pasur këtë në mendje, projekti kërkon që në mënyrë kuptimplotë të shtojë një pjesë/aksion kundrejt krijimit të urave solide ndërmjet aktorëve të ndryshëm dhe të lehtësojë një proces të bazuar në komunitet që angazhon një gamë të gjerë grupesh interesi vendorë (qytetarë, profesionistë, hartues politikash), dhe i sjell njerëzit me ide të ndryshme në dialog në një proces gjithpërfshirës që prodhon rekomandime të realizueshme me ndikime të rëndësishme. Si qëllim të tijin të përgjithshëm, projekti ynë ka synimin të kontribuojë në rivitalizimin e shesheve të qyteteve si vende publike praktike që nxitin identitet kulturor dhe promovojnë diversitetin nëpërmjet zbatimit të politikave publike dhe pjesëmarrjes aktive të komunitetit.
Projekti është propozuar nga 4 organizata prej 3 vendeve: - Co-Plan Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Universiteti POLIS në Tiranë, Shqipëri; - Koalicioni për Zhvillim të Qëndrueshëm – CSD, nga Shkupi, Maqedoni dhe EXPEDITIO Qendra për Zhvillim Hapësinor të Qëndrueshëm nga Kotori, Mal i Zi.
Misioni dhe modus operandi i të tre OJQ-ve është të punojnë me dhe për nivelet bazë dhe secila ka një histori të sajën të ndërtuar në këtë drejtim. Përvoja e Universitetit POLIS në lidhje me zhvillimin e seminareve të qyteteve krijuese dhe me ekzaminimin e shesheve të qyteteve është një mbështetje me vlerë në veprimtarinë e projektit. Projekti parasheh angazhimin me qytetarët dhe grupe profesionale si edhe me autoritetet vendore, duke ndërtuar më tej iniciativat e suksesshme të arritura tashmë nga partnerët e projektit.
Më 1 Qershor do të prezantohet rezultati i pjesës së parë të punës së bërë deri tani dhe një kalendar i performancës së artit të lindur nga disa projekte arkitekturore të hatuara nga studentët e Universitetit të përfshirë në projekt, në zona të ndryshme të qyteteve të Tiranes dhe Durrësit.
Për informacion:
Stefano Romano: stefano_romano@universitetipolis.edu.al
Universiteti Polis: Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21
Co-Plan: Tel: +355.(0) 4 24 07 423/4