About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Tuesday, March 13, 2012

KCAP & Metro_POLIS fitojne çmimin e Inovacionit në konkursin Ndërkombëtar: Bulevardi i Tiranës & Lumi


Me datë 8 Mars 2012 u prezantuan projektet finale për idetë mbi zgjatimin e bulevardit dhe rigjallërimin e Lumit të Tiranës, konkurs ndërkombëtar i shpallur nga  Bashkia e Tiranës. Në këtë konkurs morën pjesë 7 studio arkitekture prestigjoze në botë. Metro_POLIS ishte pjesëmarrës aktiv në konkurs si partner lokal i studios holandeze KCAP – “Kees Christiansee Architects & Planners”, me projekt-idenë “The Axis of the Gentle Heroism” - Aksi i Heroizmit Njerëzor (shiko posterin e bashkangjitur)…
Më shumë për konkursin mund të shikoni tek website i Bashkisë Tiranë:
http://www.tirana.gov.al/?cid=1,62,4425
ose në youtube:
http://www.youtube.com/watch?v=H5uKXsItjjE 
http://www.youtube.com/watch?v=ZfeUgyijxYM&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=NN36J-swt-I&feature=related
Në përfundim të ketij konkursi projekti i sipër-përmendur u vlerësuan nga juria ndërkombëtare me “Cmimin e veçantë të inovacionit” për konceptet e reja pionere në fushën e arkitekturës urbane. Ky çmim përbën një moment me rëndësi për studion tonë e më gjerë pasi jo vetëm kontribuohet për zhvillimin urban lokal, por edhe për faktin se një studio e re shqiptare bëhet pjesë e një përvoje serioze të nivelit ndërkombëtar. Eshtë një eveniment që na bën vërtet të ndihemi shumë mirë si përcjellës së frymës inovatore në Arkitekturën dhe Urbanistikën në rajon.  Së shpejti përmes në një “Forumi të Hapur” pranë Universitetit POLIS,do të prezantohen dhe debatohen jo vetëm projekti në fjalë, por edhe projekt-idetë e tjera pjesëmarrëse, përfshi ato që ende garojnë dhe për të cilat ne ruajmë kritika dhe rezerva konstruktive.
Të gjithë presim që mbas kaq vitesh pune dhe sakrifice edhe arkitektët shqiptarë të mund të marrin pjesë dhe të tregojnë me dinjitet vlerat e tyre në konkurimet ndërkombëtare të arkitekturës bashkëkohore.




No comments:

Post a Comment