About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Monday, March 26, 2012

International Exchange Day at POLIS University


PRESS RELEASE


Ministri i Arsimit dhe Shkencës Prof. Myqerem Tafaj, dhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë Z. Florian Raunig vizituan Universitetin Polis në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar të këtij universiteti dhe Universitetit Teknik TU-Viena Austri.

Mbi 100 studentë austriakë dhe 50 shqiptarë kanë punuar së bashku gjatë një jave në Tiranë dhe Sarandë për të prodhuar një skenar zhvillimi perspektiv për Sarandën, dhe në mënyrë të veçantë për çështje të projektimit të qëndrueshëm të banesave.

Të dy personalitetet vizituan laboratorin e projektimit të qendrueshëm në U_POLIS, ku po punohet për këtë projekt, dhe pasi dëgjuan mendimet dhe shpjegimet e studentëve dhe stafit shqiparo-austriak, përgëzuan drejtuesit e të dy universiteteve për këtë shkëmbim, duke uruar që të shtrihet më tej për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadori Raunig cilësoi Universitetin POLIS si një institucion pioner i arsimit të lartë në Shqiperi, që përmbush të gjithë kriteret dhe cilësinë për të tërhequr studentë të huaj përmes projekteve dhe kurseve të përbashkëta të ofruar në gjuhën angleze dhe që prej vitesh bashkëpunon ngushtë me institucione partnere Austriake.

Ministri Tafaj nënvizoi rëndësinë e këtyre përvojave për ndërkombëtarizimin dhe shumë-gjuhësinë e sistemit arsimor universitar në Shqipëri, që janë dhe pjesë e standarteve të parashikuara nga sistemi i Bologna-s.

Znj. Jourda, dekane në Universitetin Teknik të Vienës vlerësoi shumë pozitivisht punën e përbashkët, duke theksuar se sidomos fushat e studimit si arkitektura dhe planifikimi urban nuk kanë dhe nuk duhet të kenë kufij administrativë, dhe se vlera e vërtetë qëndron tek shkëmbimi njerëzor.

Përfaqësuesit e dy universiteteve shprehën entuziazmin për këtë bashkëpunim dhe për traditën tashmë disavjeçare të shkëmbimit mes 2 institucioneve, që synon të forcohet më tej. Të dy universitetet po punojnë tashmë për krjimin e një programit të përbashkët Doktorature dhe të kërkimit shkencor, me periudha studimi në Vienë dhe Tiranë. 

No comments:

Post a Comment