Te nderuar miq dhe kolege,
Ju informojmë që Universiteti POLIS për vitin Akademik
2011-2012 ofron bursa në programet :
MASTER PROFESIONAL (pa
shkeputje nga puna)
1.Urban Social Development & Human Resources/
Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerezore- “JOINT DEGREE DIPLOMA”
2.Structural Aesthetic Design / Dizajn Estetik Strukturor-
“JOINT DEGREE DIPLOMA”
(për
Shkencat Sociale, Politike, Ekonomike, Juridike dhe administrim publik e lokal,
etj)
Program që ofrohet në bashkëpunim me Universitetin Erasmus.
Kohëzgjatja 2 vjet, 72-90 kredite, mësimi në anglisht, leksionet gjatë fundjavës
me një frekuencë një herë në dy javë.
Ky program ofrohet kundrejt një çmimi të subvencionuar prej
1000 Euro/ vit
MASTER SHKENCOR (me shkeputje
nga puna)
1.Urban Environment Management/ Manaxhim Mjedisor Urban
I vetmi Universitet Shqiptar që ofron një program të kësaj
natyre, Program full time, 120 kredite. Staf dhe program ndërkombëtar,
infrastrukturë e standarteve më të larta, mundësi e lartë punësimi.
Ky program Master ofrohet kundrejt një çmimi të
subvencionuar prej 500 Euro/ Vit.
2.Applied Design / Dizajn i Aplikuar
Master që ndjek programin Bachelor në Art Dizajn. Program 2
vjecar , full time, 120 kredite. Specializim në fushën e Interior Dizajnit,
Dizajnit Kompjuterik dhe Dizajnit Industrial.
Ky program vjen i subvencionuar kundrejt një tarfife vjetore
prej 1000 Euro.
Jemi të interesuar për aplikime dhe studentë sa më cilësorë.
Në se keni rekomandime jeni të mirëpritur ta qarkulloni këtë informacion.
Afati i fundit i aplikimit, është dita e Premte, 30 Shtator
2011, ora 12.00
Lutemi kontaktoni në adresat më poshtë ose në faqen tonë në
internet.
Faleminderit!
Pershendetje, cili eshte afati i fundit i aplikimit per masterat profesional?
ReplyDeleteDita e Premte eshte afati i fundit pasi te Shtunen fillon cikli i pare i leksioneve.
ReplyDeleteJu mirepresim!