About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Tuesday, November 1, 2011

Walking The City 5 Map


Walking the City 5


Walk of the City 5 :
Intinerari : Western Tirana Alternative Transect, E Shtunë 5 Nëntor 2011

Kisha Ortodokse - Kisha Katolike ( Rr. Kavajës) – Ministria e Arsimit (Rr. Durrësit ) Muzeu Historik (Qendër)- Rr.Fortuzi - Zona e Brakës - Rr. Don Bosko - Zona perreth Laprakës- Zona e Aeroportit të vjetër – Sheshi te Stadiumi  “ Partizani ” - Rrënojat e Kishës Romake / Bizantine.- Rikthim në pikën e fillimit, Kisha Ortodokse.


Do të fillojmë në 10:00  nga Rr.Kavajës përballë Kishës Ortodokse. Më pas do të ecim në zonën urbane organike midis Rr. së Kavajës dhe Rr.Myslym Shyri duke përmbyllur në  Kishën Katolike në Rr. Kavajës.

… Më pas do të hyjmë përmes hapësirës urbane organike midis Rr. së Kavajës dhe Rr.së Durrësit, do të hyjmë përmes Rr. Mine Peza në hapësirën pas Muzeut Historik Kombëtar. Shtegu do të na çojë te Rr. Fortuzi pas Ministrisë së Drejtësisë.

… Ne do të shkojmë në një rrugë alternative pas Fakultetit të Shkencave Natyrore, duke u futur po ashtu në zonën e Brakës në blloqet e shtëpive  përgjatë Rr. së Unazës  duke përfunduar në hyrjen e Rr. Don Bosko.

… Përsëri do të vazhdojmë në një shteg alternativ i cili do të na çojë paralelisht me Rr. Don Bosko pas bllokut të shtëpive te TV Vision +. Ky shteg përfundon në Laprakë dhe zonën me shtë pi përreth si dhe pallate parafabrikatë.

…Përmes zonës se Laprakës ne do të përfundojmë në zonën e Aeroportit të Vjetër dhe ne do të vazhdojmë në një zonë informale duke u rikthyer përsëri në sheshin përpara Stadiumit “Partizani”. Prej këtu do të kalojmë përmes Rr. së Unazës së Vjetër dhe do të afrohemi pranë Rr. së Ambasadave, ku përmes rrugëve alternative do të shkojmë aty ku e nisëm këtë udhëtim.

…Tour-i do të mbarojë me një pushim përfundimtar, kafe dhe drekë  në një nga godinat më të larta të zones, e cila ka një bar dhe një restaurant në majën e saj, me një pamje të shkëlqyer të Tiranës. Pseudonimi i këtij vendi, është “ Toni Montanta’s ” (The Scarface) Bar/ Restaurant J…



Mendojmë se do të kënaqeni si dhe  do të befasoheni !
Pra mos e humbisni! Ecni me ne, në shtigjet alternative të qytetit. Ju do të zbuloni një botë të re!







Friday, October 28, 2011

Ekspozite ne U_POLIS


FTESË

Still (Ende)
Një ekspozitë nga Sonia Jojic, nën kujdesin e Stefano Romano.
Ne Universitetin POLIS (salla B2)
31 Tetor 2011 Ora 16.00

Jeni të mirëpritur!



Still(Ende)

Në gjuhën e fotografisë, Still (Ende)  është përfaqësimi në një imazh, të një serie objektesh të pajeta.  Kompozimi i imazhit, i cili sipas kuptimit të parë të fjalës duhet të na transmetojë një imazh pa jetë, ne fakt në të kundërtën, përmban një forcë të madhe evokative/ shprehëse.  
Ne, si njerëz, e rrethojmë veten me objekte, ndërtojmë shtëpi, krijojmë rrethe, qytete, metropole me qëllimin që të krijojmë strehim; por  vetë nga natyra jonë, gjatë jetesës në këto vende i mbushim ato me ndjenjat e  jetës tonë; në këtë mënyrë, çdo qoshe e qytetit merr një vlerë jetike.  Në serinë e fotografive të Sonia Jojic, kombinimi i këtyre dy momenteve nuk është thjesht një ngjashmëri elementesh formale  por shkon më thellë, në një konfrontim/ ballafaqim midis dy hapësirave. Nuk është thjesht arkitekturë e pastër, thjesht formë ose natyrë e qetë që shfaqet në këto foto, por jeta vetë në formën e momenteve që përmbajnë ndjenjat e njerëzve që i jetojnë ato çdo ditë.
Nga ana tjetër, Still në fotografi është momenti i kapjes së një imazhi në jetën e subjekteve të fotografuar.  “Portretet” e Jojic qëndrojnë të izoluara nga konteksti, ku sfondi mungon – imazhe në të cilat vështrimi i spektatorit është “i detyruar” të përballë vështrimin e subjektit të fotografuar. Në këtë shkëmbim vështrimesh lind një dialog I vërtetë midis subjektit dhe spektatorit, jo i njëzëshëm, i cili nëpërmjet thellësisë të fotografisë së Soniës lejon spektatorin të përfshihet duke e transformuar këtë Still në një vazhdimësi, ku nuk përfundon, por është vazhdimisht  i ushqyer nga shkëmbimi midis spektatorit dhe subjektit.
Prefiksi i përgjithshëm i fotografive të Sonia Jojic atëherë është Still (Ende), duke shprehur që ne ende e vëzhgojmë botën, ende japim kuptim dhe që ende jemi të gjallë. 

Thursday, October 27, 2011

Forum i Hapur

FTESE


FORUM URBAN

Universiteti POLIS, 27 Tetor 2011, ora 16:00 Auditori A3, Kati i pare.
Universiteti POLIS, ka kenaqesine t`ju ftoje ne kete forum Urban me teme: Cfare mund te mesojne menaxhuesit urban nga nje biznes i suksesshem? Rasti i nje qyteti krijues.- Dr. Peter Nientied
(Ai eshte konsulent menaxhimi ne Hollande si dhe anetar per planifikimin e qytetetve krijuese ne Universitetin POLIS. Eshte publikues i artikujve te ndryshem ne lidhje me qytetet krijuese per ceshtje qe lidhen me ndertimin e hapesires dhe psikologjine, si edhe me ndryshimet qe vijne si pasoje e menaxhimit organizativ.)
Ju njoftojme qe pas forumit ju pret nje autobus POLIS per transportin.

Jeni te mirepritur!




































Wednesday, October 19, 2011

Forum i Hapur



FTESË

FORUM URBAN:
Universiteti POLIS, 20 Tetor 2011, ora 16.00  Auditori  A3, Kati i parë.


Universiteti POLIS, ka kënaqësinë t’ju ftojë në këtë Forum Urban me teme: Vizioni i Imagjinatës…Rrugëtimi i një kërkimi dhe ideje artistike… nga Alket Frashëri
Alket Frashëri është, një artist i pavarur, studiues i Teknikave të Artit dhe Teorive Bashkëkohore. Ai është pedagog në Universitetin POLIS, specializuar në Teknologjinë dhe Teknikat e Pikturës dhe Dialektikës së tyre në Historinë e Artit, Akademinë Kombëtare të Arteve të Bukura (ENSBA) Paris, Francë.
Ju njoftojmë se pas forumit ju pret një autobus Polis për transportin.

Jeni të mirëpritur!



Monday, October 17, 2011

Forum i Hapur

Forum Urban:
Universiteti POLIS, 18 Tetor 2011, ora 17:00, Auditori A3 , Kati i pare.




Universiteti POLIS , ka kenaqesine t`ju ftoje ne kete Forum Urban me teme : Atena Architecture Studio: Rome- News from projects and research.

ATENASTUDIO eshte nje studio projektimi e baze ne Rome, qe punon ne fushen e Arkitektures dhe Urbanizmit. Studio eshte themeluar nga Marco Sardella dhe Rossana Atena.

ATENASTUDIO eshte perfshire ne disa projekte te ndryshme dhe konkurse nderkombetare me profesionalizmin dhe pervojen e plote ne fushat e arkitektures, teknologjive te perparuara, peisazhit, urbanizmit dhe dizajnit te brendshem.
Per me shume vizitoni: www.atenastudio.it

Ju njoftojme qe pas forumit ju pret nje autobus Polis per transportin.

Jeni te mirepritur!