About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Saturday, May 5, 2012

Kundёr Pёrdorimit dhe Pёrgjithёsimit!


Kundёr Pёrdorimit dhe Pёrgjithёsimit!

Dr. Besnik Aliaj
Rektor, Universiteti POLIS


Ditёt e fundit kam ndjekur me vёmendje disa zhvillime - nё pamje tё parё rutinё - qё lidhen me sektorin e arsimit tё lartё nё Shqipёri. Arsyeja pёrse po shkruaj kёtё rradhё e merr pikёnisjen nga publikimi i djeshёm i njё “skandali” nё mediat italiane dhe shqiptare mbi, quote: “... marrjen e njё diplome tё Universitetit Kristal nga djali i politikanit italian Umberto Bossi ...” ku siç nёnvizohet nё shtyp “... diploma ёshtё lёshuar brenda njё viti pёr njё person, i cili nuk ka asnjё vulё shqiptare nё pasaportё ...”.

Shtysa e dytё vjen nga koinçidenca e organizimit njё ditё mё parё tё emisionit “Opinion” me temё mbi arsimin privat nё Shqipёri, ku nga mёnyra si u shtjellua debati u investua pёr krijimin e njё opinioni pёrgjithёsues jo realist, qё i mёshon krijimit tё panevojshёm tё njё hendeku midis arsimit shtetёror (theksoj “shtetёror”, sepse nё Shqipёri ende nuk mund tё flitet pёr arsim tё lartё “publik”) dhe atij privat, duke etiketuar dhe pёrgjithёsuar pёrsёri en block kёtё sektor si, quote: “piramidat e treta shqiptare”, pas atyre “financiare” dhe “tullumbaces sё ndёrtimit”...

Kjo shtysё bёhet edhe mё e madhe po tё sjellim nё kujtesё edhe prononcimin publik para disa javёsh tё liderit tё opozitёs shqiptare, i cili me gjithё respektin tim tё plotё pёr tё drejtёn parimore qё i jep roli i tij pёr tё bёrё oponencёn e nevojshme ndaj politikave publike, nuk arriti tё shpёtojё pa bёrё etiketime pёrgjithёsuese negative “en block” pёr tё gjithё sektorin e arsimit privat, pa pёrjashtim, sipas njё logjike jo tё shёndetshme e qё kultivon nё shkёmbim njё frymё jokorrekte ndaj sipёrmarrjes private dhe jofitimprurёse nё kёtё sektor apo tёrёsi, sipas logjikёs “bashkё me tё thatin, tё digjet edhe i njomi ...”

Nё reagim tё kёsaj situate disi tё mbarsur, qё kultivon padashur njё ndjenjё stigme dhe urrejtje ndaj privates, duke glorifikuar gati nё absolutizёm publiken, pёrveç shqetёsimeve mjaft tё drejta e qytetare qё ngrihen, pёr fat tё keq po stimulohet gradualisht edhe njё spirale negative e opinionit publik me objektiva tё caktuara politike. Prandaj, nё emёr tё vlerave qytetare personale nё tё cilat unё besoj, si dhe nё emёr tё institucionit dhe ekipit qё pёrfaqёsoj (qё veç stafit shqiptar apo nga vende tё tjera tё rajonit, integron me dinjitet edhe mjaft profesionistё dhe akademikё tё nderuar dhe cilёsorё italianё, qё jetojnё dhe punojnё nё Shqipёri), mё duhet tё bёj njё koment tё shkurtёr me qёllimin qё tё distancohemi publikisht nga fenomeni nё fjalё, si dhe pёr tё protestuar pёr tendenca tё caktuara jokorrekte tё manipulimit tё debatit publik, duke ftuar shoqёrinё shqiptare, politikanёt, mediat dhe opinionbёrёsit, tё reflektojmё dhe tё reagojmё pёr tё atakuar mё pas sё bashku me dinjitet dhe gjakftohtёsi temёn nё fjalё. Pёr fat tё keq nё njё mjedis ekstremisht tё politizuar kjo çёshtje tenton tё “banalizohet” dhe “rutinizohet” duke bёrё qё rasti konkret tё rrezikojё tё kthehet nё tendencё, ndёrkohё qё çёshtja nё fjalё ёshtё tejet jetike pёr tё ardhmen e vendit!

Sё pari, duhet tё nёnvizoj se, arsimi i lartё nё Shqipёri ёshtё njё sektor me mjaft probleme pёr shumё arsye, sa historike, aq dhe ato tё njё tranzicioni kompleks social dhe politik, ku vёmendja e politikёbёrjes ndaj edukimit ka qenё pёr shumё arsye e shfokusuar. Pёr mё tepёr qё edhe nё vendet mё tё zhvilluara sot kultura dhe arsimi qartёsisht kanё hyrё seriozisht nё njё fazё krize besimi dhe identiteti. Nё kёto kushte gjatё dekadёs sё fundit autoritetet shqiptare (tё majta e tё djathta) arsyeshёm janё detyruar tё promovojnё konkurencёn edhe nё sektorin e arsimit tё lartё, me qёllim qё tё adresonin problemet e agravuara tё arsimit tё lartё shtetёror, i cili nё bazё tё fakteve tё dekonspiruara publikisht po nga mediat qё nё fillim tё viteve 2000, pёrfshin mjaft raste korruptive tё tё gjitha formave si: ryshfete; abuzime seksuale; konkurse fallco; bllokim tё qёllimshёm tё kёrkimit shkencor; konflikt interesash nё promovimin e karrierёs, gradave e titujve; ndёrhyrje tё politikёs, etj, etj; pa folur pёr manipulimin ideologjik tё sё kaluarёs...

Prandaj, ndryshe nga logjika dhe pёrvoja e shumicёs sё vendeve tё BE-sё, prezantimi i sektorit privat nё vendet e Europёs Lindore, e aq mё tepёr nё Shqipёri, mё shumё se nevojё ka qenё njё domosdoshmёri dhe pjesё e njё reforme radikale tё vonuar dhe tё shumёpritur, qё kёrkon mirёkuptim! Ky “novitet” i debatueshёm i kёtij shёrbimi publik, qё nё thelb mё shumё inspirohet nga pёrvoja e shkollave Britanike dhe Amerikёs sё Veriut, natyrisht ёshtё interpretuar nё kushtet e Shqipёrisё nё disa raste me mjaft korrektesё, dhe nё disa raste me probleme serioze. Sidoqoftё, pas 10 vjetёsh investim, tashmё arsimi i lartё privat nё Shqipёri ёshtё njё realitet i pakontestueshёm me tё mirat dhe tё kёqijat e veta si çdo fushё tjetёr e shoqёrisё. Ky sektor ka ndihmuar nё zgjidhjen e disa problemeve tё agravuara tё arsimit tё lartё nё Shqipёri, qё u trashёguan jo pa kosto nё vitin 2005, sikurse ka hapur qё atёherё dhe sot edhe mjaft problematika tё tjera tё reja gjatё rritjes, qё meritojnё vёmendjen serioze tё autoriteteve. Sepse nё thelb pёr shkak tё rrethanave tё caktuara historike, Shqipёria po bёn sot diçka qё disa vende tё tjera tё botёs e kanё bёrё 3-4 shekuj mё parё, pas arritjeve dhe dёshtimeve tё ngjashme, tё cilat duhen pёrballur me kurajo edhe nga ne, por jo tё demonizohen!

Por, momenti i “skandalit” Bossi, apo komentet e politikanёve dhe opinionistёve tё caktuar nё Shqipёri apo Itali, nuk mund dhe nuk duhet tё shёrbejnё si njё rast pёr tё gjeneruar njё stuhi paragjykimi apo gjueti shtrigash dhe lançim publik tё njё sektori tё tёrё bashkё me pёrpjekjet e mёdha njerёzore qё po bёhen. Nuk mund tё ç’bёhen kёshtu gjёrat me njё tё rёnё tё lapsit dhe duke i futur tё tёrё nё njё kallёp! Pёrvojёn e hidhur tё demonizimit dhe lançimit tё privates si “armik” ne e kemi provuar njёherё dhe nuk mund tё ripёrsёrisim mё gabimet e kaluara. Shkurt, shoqёria shqiptare duhet tё heqё dorё nga komplekset dhe paragjykimet qё e bёjnё tё konsiderojnё sektorin privat si “kulak”. Aq mё tepёr tё vijojmё me mungesёn bizantine tё kurajos pёr t’u pёrballur me tё vёrtetёn dhe problemet, pёr t’i dhёnё gjithkujt atё qё i takon!

Ky moment spikatёs nuk mundet kurrsesi dhe nuk duhet tё shёrbejё si njё rast hakmarrje e padrejtё dhe xhelozie tipike ballkanike ndaj tё gjithёve! Problemet tё cilat janё evidente nuk mund dhe nuk duhet tё pёrgjithёsohen, e aq mё tepёr tё etiketohen tё gjithё “piramida dhe abuzive”. Aq mё shumё ky moment nuk duhet tё shkaktojё tensionim dhe vendim-marrje tё nxituar apo kamxhikim tё tipit “me aksion” nga ana e autoriteteve, sikurse ёshtё tradita e shoqёrisё sonё. Rasti kёrkon njё operacion tё kujdesshёm dhe para sё gjithash tё moralshёm. Sepse nё Shqipёri, pёr hir tё sё vёrtetёs, ka njё pёrpjekje serioze dhe legjislacion modern pёr tё trajtuar me dinjitet dhe seriozitet çёshtjet e arsimit tё lartё nё Shqipёri. Problemi ёshtё se duhet qё kёto ligje, si nё çdo fushё edhe nё arsim, tё zbatohen me rigorozitet dhe pёrpikmёri pёr tё gjithё dhe nё mёnyrё tё vazhdueshme.

Pra, pas kёtij rasti mё shumё se kurrё ka ardhur koha qё “gjithkush tё marrё kapelen qё i takon”. Por, vlerёsimi duhet tё bёhet mbi bazёn e meritokracisё, tё punёs dhe rezultateve tё prekshme, sesa tё parimit tё gjeneralizimit apo ndёshkimit emocional tё trashёguar nga e kaluara. Nё tё kundёrt nё se ky vend dёshiron tё ecё pёrpara dhe tё bёhet pjesё pozitive e BE-se, ai nё tё gjitha fushat duhet tё evidentojё, inkurajojё, pёrkrahё dhe promovojё inciativat mё tё mira tё tipit “best practice”; si dhe tё kurojё me kurajo duke marrё masat e parashikuara nga ligji ndaj atyre qё abuzojnё, nё se pёr kёtё ka prova dhe fakte tё qёndrueshme.

Nё lidhje me rastin konkret nuk mund tё jem as indiferent dhe as paragjykues, por mendoj se autoritetet shqiptare i kanё tё gjitha instrumentat institucionale dhe ligjore tё shtetit tё sё drejtёs dhe sundimit tё ligjit pёr tё bёrё verifikime tё sakta dhe pa paragjykim, nё dobi tё palёve tё angazhuara nё çёshtjen nё fjalё dhe sidomos tё shoqёrisё nё tёrёsi. Po nё kёtё logjikё edhe politikanёt duhet tё heqin dorё nga retorika e ashpёr dhe e pandershme, nё kurriz tё atyre qё janё serioze dhe performojnё duke kontribuar nё mёnyrё tё qartё dhe tё shumёfishtё pёr shoqёrinё dhe ekonominё e vendit.

Pёrsa i takon publikut tё gjerё dhe tregut nё Shqipёri, ata tashmё nuk janё mё as naivё dhe as infantilё. Madje, mё duhet tё them se, opinioni publik e ka bёrё nё heshtje klasifikimin e institucioneve qё konsiderohen “korrekt” dhe tё atyre qё “shesin diploma”. Publiku i kupton shumё mirё zhvillimet nё kёtё sektor, e nё tёrёsi, edhe pse duhet nёnvizuar qё shpesh po jetojmё jo pa kosto situata tё tiranisё sё informacionit apo tё keqinformimit pёr shkak tё uzurpimit tё jetёs dhe debatit publik nga njё grusht i kufizuar opinionbёrёsish tё “porositur” qё fatkeqёsisht paguhen pёr tё “ndёrtuar opinione tё caktuara” nga qarqe tё caktuara me interesa nё biznes dhe politikё.

Pёr kёtё arsye dёshiroj tё adresoj me shumё respekt dhe nё mёnyrё tё veçantё komunitetin e sipёrmarrёsve tё mediave, gazetarёt dhe opinionistёt, tё cilёt kontribuojnё çdo ditё pёr informimin dhe ndёrtimin e njё shoqёrie tё hapur e tё bazuar nё vlera. Eshtё koha qё kёta aktorё tё pozicionohen qartё nё debatin mbi “sistemet fallco apo piramidale” duke dhёnё njё shembull qё fillon prej tyre, pёr tё hequr vetё dorё sё pari nga pёrfitimet financiare qё vijnё prej reklamave tё pandershme nga institucione, tё cilat abuzojnё e mashtrojnё publikun dhe deformojnё tregun.

Sot mё shumё se asnjёherё tjetёr ёshtё akoma mё imediate heqja dorё nga kultura e demonizimit tё tё gjithёve, po aq sa bёhet e domosdoshme kurajoja pёr tё pёrmendur emra konkrete problematike tё pakontestueshёm, pёrtej gjeneralizimit tё neveritshёm tё debatit publik. Keqinformimi i publikut pёr interesa tё ngushta tё njё “rroge tё mirё ditore” apo tё tifozllёkut partiak, jo vetёm qё nuk ndihmon askёnd, por kultivon njё shoqёri qё nesёr me logjikёn e bumerang-ut stimulon kulturёn e tё konsideruarit tё padrejtё tё tё gjithё gazetarёve si “tё shitur”, dhe tё gjithё politikanёve si “mafioze”... Edhe kёtu duhet t’i japim Çezarit atё qё i takon! Sepse edhe kёtu opinioni publik tashmё ёshtё bёrё nё heshtje me i mençur dhe po aq me pёrvojё!

Sё fundi, mё duhet tё nёnvizoj jo pa shqetёsim se importimi “naiv” dhe gjeneralizues i skandaleve publike e politike me faturё imazhi, me paragjykime dhe konsekuenca social-ekonomike pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt, do tё ishte tashme jo mё njё naivitet, por njё faj. Do tё ishte njё gjeneralizim, qё ndёrton paragjykime raciste dhe sjellje anti-shqiptare, qoftё pёr mediat dhe klasёn politike nё Shqipёri apo Itali. Kjo nuk pengon askёnd qё nё njё sistem demokratik tё hetojё rastet nё fjalё dhe tё denoncojё abuzimin kur ai ekziton, por - e theksoj me forcё - pa gjeneralizuar dhe pa etiketuar njё segment tё tёrё shoqёror, apo edhe mё keq njё shoqёri tё tёrё.

Eshtё evidente se edhe nё Shqipёri nuk jemi tё imunizuar nga rastet e eksportimit tё skandaleve pёr llogari tё luftёs sё brendshme politike pёrmes filtrave mediatike tё huazuara nga jashtё (Bosnja, Serbia, Greqia, Italia apo sё fundi edhe nga Kosova) pёr qёllime ekonomike dhe politike tё ditёs. Pёr tё mos bёrё rolin e strucit, mё duhet tё them me zё tё lartё, se shoqёria shqiptare sё pari duhet tё fillojё tё kurojё vetё me kurajo problemet e saja; duke i ftuar mё pas mediat dhe politikanёt italianё qё tё dёshmojnё se dinё ta bёjnё politikёn e tyre tё brendshme dhe janё tё aftё tё zgjidhin problemet e tyre duke mos e “shtyrё topin drejt fqinjit”. Problemet e brendshme politike tё Italisё, aq mё tepёr karriera politike e Umberto Bossit, nuk varen dhe nuk mund t’u faturohen pёrsёri me parimin gjeneralizues nёnkuptimeve etiketuese raciste nё kurriz tё Shqiperisё dhe gjithё shqiptarёve. Sa pёr shqetёsimin e ngritur me tё drejtё nga mediat pёr rastin nё fjalё mё duhet tё them se kudo vlen shprehja shqiptare “Pyll pa derra s’ka”!

Por unё jam i bindur se nё Itali ka sensibilitet tё lartё dhe vullnet pozitiv qё marrёdhёniet midis dy vendeve tё mos kthehen mё kurrё nё kohёn e “L’America”. Sepse edhe pse nё thelb ne jemi “familje e pёrbashkёt e Adriatikut”, do tё ishte nё dinjitetin e medias dhe politikёs italiane qё tё evidentojё krahas rasteve problematike tё rritjes sё Shqipёrisё edhe arritjet e pakontestueshme tё njё sforcoje tё madhe humane qё meriton mё shumё respekt. E them kёtё, sepse miqtё dhe kolegёt e mi tё mirё italianё mё kanё dёshmuar dhe dёshmojnё çdo ditё se edhe nё kёtё rast koha e sindromёs sё pёrgjithёsimit, kur tё gjithё shqiptarёt konsideroheshin me pa tё drejtё si “mafiozё” ka perёnduar. Njё paragjykim i padrejtё nga i cili ka vuajtur edhe Italia. Aq mё tepёr qё nё morinё e atyre shqiptarёve qё pas viteve ‘90- pёr arsye nga mё tё ndryshmet tashmё kanё ndёrtuar jetёn nё Itali, shumica janё njerёz dinjitozё e tё integruar me bujari nga shoqёria italiane, sikurse ka gjithmonё dhe mё shumё italianё tё mirё qё punёn dhe jetёn e tyre sot po e ndёrtojnё krejt normalisht nё Shqipёri. Sinqerisht i uroj Italisё dhe italianёve fushatё tё mbarё, sikurse uroj njё trajtim tё ftohtё dhe serioz tё rastit nga autoritet dhe shoqёria shqiptare!





2 comments:

  1. Faleminderit Professor.Ishte e nevojshme një nderhyrje dhe analiz ne kete moment.

    ReplyDelete
  2. Besnik te pergezoje per shkrimin dhe pasqyrimin real te gjendjes per kedo qe do te informohet, realisht!

    ReplyDelete