Me datë 23
dhjetor 2011 Bashkia Kamëz shpalli Personalitetet e vitit 2011, mes të cilëve
edhe institucione ndërkombëtare si Banka Botërore , Banka KfW dhe Universiteti Polis si institucione që e
kanë mbështetur atë financiarisht dhe me ekspertizë profesionale në disa prej
projekteve më të rëndësishme të saj si :
ndërtim shkollash , ndërtim ujësjellës-kanalizimesh, hartim të planit të zhvillimit ekonomik e
urbanistik, etj. Universiteti Polis është partner prej disa vitesh i Bashkisë
Kamëz dhe i ka ofruar stafit të saj ekpertizë profesionale në çeshtje thelbësore
që kanë të bëjnë me të ardhmen urbanistike , ekonomike e sociale të zonës. Partneriteti publik-privat i shprehur
në terma konkrete është një bashkëpunim me rezultate të prekshme dhe do të jetë
i vazhdueshëm edhe në të ardhmen.
No comments:
Post a Comment