About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Friday, July 15, 2011

Regjistrimet ne U_POLIS

Filluan regjistrimet për vitin e ri akademik 2011-2012 në Universitetin POLIS. Më poshtë gjeni ofertën akademike:


PROGRAMI ME KOHË TË PLOTË
Për ata që kanë kualifikime/ diploma të shkollës së mesme (gjimnaz ose shkollë profesionale) ne ofrojmë:
1. MSc në Arkitekturë dhe Dizajn Urban (studime të integruara 5 vjet, 300 kredite)
2. MSc në Planifikim dhe Menaxhim Urban (studime të integruara 5 vjet, 300 kredite)
3. Bachelor ne Art dhe Dizajn (3 vjet, 180 kredite)
4. Bachelor në Studime Mjedisore (3 vjet, 180 kredite)

Për ata që e kanë tashmë një diplomë 3 vjecare Bachelor ne ofrojmë:
5. MSc në Arkitekturë (2 vjet, 120 kredite)
6. MSc në Dizajn te Aplikuar (2 vjet, 120 kredite)
7. MSc në Menaxhim Mjedisor Urban (2 vjet, 120 kredite)



PROGRAMI ME KOHË TË PJESSHME
Universiteti POLIS & Universiteti ERASMUS Roterdam Hollandë ofrojnë Programin e përbashkët Master Rajonal (part-time) për aplikantët me diploma universitare ose bachelor. Programi mbështetet nga Programi MATRA i Qeverisë Holandeze nëpërmjet instituteve profesionale të specializuara CO-PLAN dhe IHS Roterdam.

Programi shtrihet në 2 vjet, dhe zhvillohet në gjuhën Angleze, me dy drejtime profesionale si dhe 6 opsione specializimi: Master Profesional ne Çështje Urbane dhe Dizajni me (72-90 ECTS) në varësi të studimeve të kryera më parë + mundësi më tej për të kompletuar një diplomë MSc (120 ECTS) duke marrë kredite shtesë në të njëtën fushë pranë U_POLIS ose në U_ERASMUS Roterdam sipas dëshirës:


Drejtimi Dizajn-Arkitekture
1. Dizajn Parametrik në Arkitekture
2. Dizajn Urban dhe Pejzazhi
3. Dizajn Estetik Strukturor

Drejtimi Menaxhimit Urban
4. Planifikim Hapsinor dhe Aplikime GIS
5. Strehim dhe Zhvillim Toke
6. Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore

Për më shumë shikoni tek info regjistrimi në  www.universitetipolis.edu.al për proçedurat e aplikimit.
Na kontaktoni cdo ditë të javës nga ora 09:00 - 19:00 ose të shtunën nga 09:00 - 13:00.

No comments:

Post a Comment