About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Thursday, June 16, 2011

Promovimi i tre publikimeve te reja te U_POLIS & Co-PLAN

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë  më Datë 22 Qershor 2011, ora 17:00 në mjediset e Bar-Kantinës “Motown” të U_POLIS, me rastin e promovimit te tre botimeve të fundit të Universitetit
POLIS dhe Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

  1. Forum A+P, Nr.7: (Anglisht/ Shqip)-  Periodik shkencor për Arkitekturën dhe Planifikimin Urban
    1. Tema kryesore e këtij numri fokusohet në Konferencën e Shkollave Europiane të Planifikimit Urban, AESOP, që u zhvillua në Maj 2011, në Tiranë, me temë : “ Knowledge Exchange in Planing: Research, Mobility, Creativity, Innovation”.
    2. Artikuj të tjerë përfshinë: Rien ne va Plus, Texts on the Economic Crisis and it’s Intricate Relation to Architecture.- Edited by Powerhouse Company.
    3. Punim nga Balkanology Network: Unfinished Modernizations.- The case of Yugoslavia.
    4. Kërkim shkencor Co-PLAN: Planning & Construction in Albania.
    5. Përmbledhja e Impakt Festival Utrecht: Matrix City. The city’s Uncertain Future.

  1. Universi Tetova”  (Shqip) - Punim shkencor me vlera konkrete praktike për autoritetet vendore. Një vizion për zhvillimin urban të qytetit të Tetovës Maqedoni dhe rajonin Pollog- Shkup. Punë e zhvilluar në bashkëpunim me Komunën Tetovë dhe Zyrën e saj për Urbanizëm. Studimi ka fituar mbështetje të gjerë në rrethet profesionale dhe vendimmarrësit në Maqedoni

  1. Politikendjekes apo Politikeberes (Shqip) - Botim me artikuj shkencor i Co-PLAN Instituti per Zhvillimin e Habitatit pjesë e Institutit kërkimor IKSH_POLIS. Si pjesë e shoqërisë civile, Co-PLAN prej vitesh është përpjekur të kontribuojë në artikulimin e alternativave të ndryshme në lidhje me qeverisjen e mirë, dhe si një institucion kërkimor vazhdimisht ofron alterantiva mbi zhvillimin urban, manaxhimin e territorit dhe të mjedisit. Përmes këtij publikimi Co-PLAN synon të çojë më tej diskutimin për këto çështje, duke shpresuar që një pjesë e mirë e ideve të propozuara në artikujt e këtij libri, do të bëhen pjesë e debatit profesional dhe politik, për t'u adoptuar më tej në politika zhvillimi.

Pas promovimit për pjesmarrësit do të ofrohen kopje të botimeve. Gjithashtu Polis siguron transport falas.

Jeni të mirëpritur!



No comments:

Post a Comment