About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Monday, May 9, 2011

Konferenca e AESOP (Association of European Schools of Planning) ne Universitetin POLIS

Nga data 5-8 Maj 2011 ne Universitetin POLIS u mbajt konferenca e pervitshme e AESOP (Association of Europian Schools of Planning) -Head of Schools meeting.
Organizimi i kesaj konference ishte nje arritje per sistemin e larte arsimor shqiptar pasi pjesemarres ishin drejtuesit e shkollave te Planifikimit nga e gjithe Europa.
Pjese e konferences ishin edhe dy personalitete te njohura si : Charles Landry dhe Bernhard Müller te cilet mbajten nje fjalim ne lidhje me ceshtje te planifikimit dhe te permiresimit te habitatit.
Ky eveniment u shfrytezua per prezantimin e evoluimit  te  Shqiperise nder vite, problematika te planifikimit Urban dhe puna e bere ne kete drejtim nga Co-PLAN, Instutiti i Zhvillimit te Habitatit.
I ftuar ne kete Konference ishte edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencave z. Myqerem Tafaj i cili pershendeti organizmin e nje aktiviteti kaq te rendesishem per te gjithe Shqiperine dhe shprehu vleresimin per arritjet dhe rolin e rendesishem qe luan Universiteti POLIS ne ceshtje te Planifikimit dhe ne promovimin e rritjes se vazhdueshme te nivelit te Sisitemit te Larte Arsimor ne Shqiperi.
Ne mbyllje Presidentja e AESOP (Kristina Nilsson) vleresoi maksimalisht nivelin e larte  te organizimit te bere nga Universiteti POLIS dhe falenderoi stafin per mikpritjen .
Konferenca e drejtuesve te shkollave te Planifikimit eshte nje event i pervitshem i cili organizohet ne qytetet me te medha te Europes. Fale arritjeve te Universitetit  dhe paraqitjes se denje te drejtuesve te POLIS  ne konferencat e meparshme, konkuruam sebashku me shkolla te tjera Europiane te Planifikimit dhe u perzgjodhem si alternativa me e mire. 
Ky ishte eventi me i rendesishem i vitit per  POLIS si nje tregues i standarteve Europiane dhe per nivelin e larte te ekspozimit te Universitetit ne nivel nderkombetar.

No comments:

Post a Comment