Per here te pare DITA e TOKES u celebrua me 22 Prill 1970, dite kjo ne te cilen moren pjese 500 milion njerez dhe 175 shtete, qe atehere ka patur nje popullaritet ne rritje si ne pjesemarrje, aktivitete dhe forma prezantimi.
Ne kuader te celebrimit te kesaj dite Universiteti POLIS organizoi nje konference ku te ftuar ishin personalitete te fushes se Mjedisit dhe Planifikimit.U mbajten fjalime nga drejtuesit e universitetit dhe te ftuarve rreth temave me te rendesishme te Habitatit dhe Planifikimit, perdorimit eficent te energjise, perdorimit eficent te tokes dhe perdorimit te metodave alternative per prodhimin e energjise.
Ne kushtet e nje problematike te gjere mjedisore, POLIS i bashkangjitet te gjitha institucioneve nderkombetare te cilat qe prej shume kohesh e celebrojne kete dite dhe organizoi ne ambjentet e universitetit nje aktivitet te standarteve me te larta ne kuader te informimit dhe sensibilizimit te publikut.
No comments:
Post a Comment