About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Friday, July 6, 2012

Fillojne Regjistrimet per vitin Akademik 2012-2013



Të dashur Miq,

Ju njoftojmë që në Universitetin POLIS, filluan regjistrimet për vitin e ri akademik 2012-2013 në degët:
Arkitekturë dhe Dizajn Urban
Art dhe Dizajn
Planifikim dhe Manaxhim Urban
Studime Mjedisore.
Për më shumë informacion në lidhje me programet e studimit në Universitetin POLIS ju lutem shfletoni Broshurën : http://polisuniversity.blogspot.com/2012/07/broshura-informative-universiteti-polis.html
Formularin e Aplikimit ju mund ta shkarkoni në: http://www.universitetipolis.edu.al/docs/app_shq.pdf

Programet e Studimit Master Shkencor (2 vjet; full Time; 120 Kredite) :
Arkitekturë
Dizajn i Aplikuar
Manaxhim Mjedisor Urban
Formularin e Aplikimit ju mund ta shkarkoni në: http://www.universitetipolis.edu.al/docs/AppForm_MasterofScience.pdf
Për më shumë informacione në lidhje me Programet Master ju lutem shfletoni Broshurën ne : http://masteratpolisuniversity.blogspot.com/2012/07/master-course-brochure.html

Programet e studimit Master Profesional (2 vjet; Part Time; 72-90 kredite; Joint degree Diploma 
në bashkëpunim me Erasmus University ):
Dizajn Parametrik Arkitektonik
Dizajn Urban dhe Peizazhi
Dizajn Strukturor Estetik
Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS
Strehim dhe Zhvillim Toke
Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore
Formularin e Aplikimit ju mund ta shkarkoni në : http://www.universitetipolis.edu.al/docs/AppForm_MasterProfesionall.pdf
Për më shumë informacione në lidhje me Programet Master ju lutem shfletoni Broshurën ne : http://masteratpolisuniversity.blogspot.com/2012/07/master-course-brochure.html

Stafi Akademik në Universitetin POLIS përbëhet nga profesionistët më të mirë të vendit në fushën e Arkitekturës, Urbanistikës, Planifikimit Urban, Mjedisit etj. Një e treta e stafit akademik të angazhuar në U_POLIS vjen nga Universitetet më të njohura të Europës dhe Amerikës Veriore.Për më shumë informacione ju lutem klikoni: http://www.universitetipolis.edu.al/bottom_al.php?faqe=p_polis/acstaff

Universiteti POLIS që në fillimet e veta i ka kushtuar shumë rëndësi bashkëpunimit me Universitet më të njohura të profileve të Arkitekturës, Artit, Planifikimit dhe Mjedisit. U_POLIS gjithashtu është anëtar i shoqatave Europiane të Shkollave të Planifikimit dhe Arkitekturës. Për më shumë Informacion ju lutem klikoni : http://www.universitetipolis.edu.al/bottom_al.php?faqe=a_polis/repa


Për çdo informacion jeni të lutur të na kontaktoni nga e Hëna në të Premte , ora 08:30- 17:30 në:
Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar
Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tirana, Albania.
Tel:+ 355(0) 4  240 74 20 / 240 74 21;  Fax:+ 355.(0)4 240 74 22
Cel: +355 (0) 69 40 88 111 
Web: www.universitetipolis.edu.al ;                              
E-mail:contact@universitetipolis.edu.al;  info@universitetipolis.edu.al


Broshura Informative Universiteti POLIS



























Thursday, July 5, 2012

Stafi Akademik ne Universitetin POLIS


Stafi Akademik i Universitetit POLIS përbëhet nga profesionist më të  mirë   vendit në fushën e Arkitekturës, Urbanistikës, Planifikimit Urban, Artit, Filozofisë, Shkencave Natyrore, Linguistikë etj. Gjithashtu një e treta e stafit akademik është rekrutuar nga universitete të tjera nëpër botë veçanërisht Zvicër, Hollandë, USA, Gjermani, Itali, Peru, Brasil.
.
  UNIVERSITETI POLIS                                                             

 I. Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit
Dekane: Dr. Vera Bushati, vera_bushati@universitetipolis.edu.al
Menaxher Kurikule: Dr*. Elvan Dajko,elvan_dajko@universitetipolis.edu.al
Tutorë: Gezim Qendro, Endrit Marku, Sotir Dhamo, Vera Bushati, Besnik Aliaj, Arben Shtylla
 Departamenti  Arkitekture dhe Dizajn                     
Drejtues: Dr.Gezim Qendrogezim_qendro@universitetipolis.edu.al
- Të Brendshëm:  Dr. Vera Bushati,Dr.Gezim  Qendro,Prof.Thoma Thomai,Agron Mesi, Stefano Romano, Dr*.Elvan Dajko, Endrit Marku, Dr*.Ledian Bregasi, Dr.Loris Rossi, Ivana Barandovski, Aneta Spaseska, Eno Barjami, Alket Frasheri, Romeo Kodra, Dr*.Branko Belacevic.
- Të Jashtëm: Artan Raca, Krist Andoni, Dorina Papa, Gjergj Poci, Skender Luarasi,  Olsi Lafe, Edi Hila.
                                                         
- Të huaj:Prof. Raimund Fein, Rossana Atena, Dr. Marco Sardella, Ulrike Franzel, Ivan Kucina,  Roberto Pasini, Dr. Philip Rode,Jutta Bazenberg, Prof. Mauro Gerzai, Gul Menet, Dr. Antonello Stella, Prof. Antonino Saggio, Simina Turcu
-Laborante: Sonia Jojic, Eranda Janku, Mamica Burda, Felisia Veliu.
Departamenti  Shkenca të  Aplikuara dhe Humane
Drejtues: Dr. Arben Shtyllaarben_shtylla@universitetipolis.edu.al
Të Brendshëm: Prof. Diana Haxhihyseni, Sotir Dhamo, Dr. Antonino Di Raimo, Merita Guri, Dr*. Juljan Veleshnja, Dr*. Etleva Dobjani, Gjergj Simaku, Ardit Lila, Erdi Myftaraga, Olgica Nelkovska, Elizabeta Poljoska.
- Të Jashtëm:  Prof. Lira Kapllani, Dr. Kristaq Gjino, Astrit Alikaj, Ledia Tota, Dr*. Ledian Rusta, Dr. Ermal shpuza, Elsa Dobjani, Jan Franzen, Dr. Paul Rabe, Dr. Carlos Morales, Dr. Peter Nientied, Dr. Fatmir Brati, Marsida Gorea.                   
-Laborante:Rezart Struga, Elios Kovaci, Renis Batalli, Joana Dhiamanti, Saimir Kristo.                                                                                     
Njësia  Kërkimore në Arkitekturë                   
Koordinator: Ark. Julian Veleshnja (Metro_POLIS)

II. Fakulteti i Planifikimit , Mjedisit


Dekan: Prof.Vezir Muharremaj vezir_muharremaj@universitetipolis.edu.al
Menaxhere kurrikule: Elona Karafili,elona_karafili@universitetipolis.edu.al
Tutorë: Prof. Vezir Muharremaj, Eltjana Shkreli
Departamenti  i Planifikimit dhe Mjedisit
Drejtues:
 Prof.As. Fioreta Lulifioreta_luli@universitetipolis.edu.al
- Të Brendshëm: Prof. Asoc. Fioreta Luli, Prof.Vezir Muharremaj, Prof Nasip Mecaj, Prof.Luljeta Bozo, Eltjana Shkreli, Ernest Shtepani, Dritan Shutina, Rudina Toto.
- Të Jashtëm: Engjell Dhrami,  Genci Xhillari, Dr. Kristaq Gjino, Edmond Lekaj,  Redion Biba, Teida Shehi, Valbona Mazreku, Prof.Asoc. Merita Dollma.
- Të Huaj: Prof.Dr. Antonino Saggio,Marijk Huysman, Helmut Koch, Dr. Giovanni Sergi, Dr. Sibylla Zech, Dr. Petra Hirschler, Angelika Salzman, Roberto Pasini, Dr. Philip Rode.
- Laborante: Mario Shllaku, Ina Musaj, Gjergj Dushniku.
Departamenti   Menaxhim Urban        
Drejtues: Dr. Mahmut Tugrul Kirmizi,mahmut_kirmizi@universitetipolis.edu.al
- Të Brendshëm: Dr.Mahmut Tugrul Kirmizi, Dr.Besnik Aliaj, Dr.Agim Shehu, Gazmend Haxhia, Anila Gjika, Dr*. Elona Karafili, Dr*. Aljula Gjeloshi, Kleitia Vaso, Erli Zdrava.
- Të Jashtëm:  Elsa Dobjani, Doris Andoni, Prof.Asoc. Agron Dhima,  Dr*. Ledian Rusta, Olsi Lafe, Andris Stastoli.
- Të Huaj: Dr. Peter Nientied, Prof.Asoc. Antonino Scarelli, Dr. Paul Rabe,Jan Franzen,  Dr. Carlos Morales, Dr. Aloysius Bongwa.
- Laborante: Eno Muho, Nevila Zaimi, Olesja Lami.
Njësia  Kerkimore në Planifikim             
Koordinator: Ing. Dritan Shutina, MPA (Co-PLAN) dritan_shutina@co-plan.org

Thursday, June 21, 2012

Ftese ne Promovimin e Forum A+P nr. 10




Të nderuar miq dhe kolegë,

Universiteti POLIS dhe Instituti Co-PLAN kanë kënaqesinë t'ju ftojnë të Hënën ora 18.00 pranë dyqanit "Bookstore" në Qendrën Tregëtare TEG, për ceremoninë e promovimit të kolanës së revistës "FORUM A+P", e specializuar për Arkitekturën, Dizajnin dhe Planifikimin Urban. Revista ka hyrë ne vitin e katert te botimit, dhe eshte njohur zyrtarisht nga MASH / KVTA si periodik me kredite shkencore, editorial, keshill shkencor, ISSN nderkombetare, dhe botim bilingual shqip-anglisht.

Ne vijim POLIS/Co_PLAN ne bashkepunim me "Bookstore" do te paraqesin edhe serine e botimeve te njesise POLIS Press. Kemi kenaqesine te ndajme me ju ceremonine promovuese dhe nje koktejl miqesor.

Ju mirepresim!


Dear Friends and Colleagues,
Polis University and Co-Plan Institute have the pleasure to invite you on Monday, June 25th at 18:00, in the launching ceremony of our latest publication Forum A+P No.10 at the “Bookstore”, TEG Shopping Center. Forum A+P is dedicated to Architecture, Design and Urban Planning from four years now and it is recognized from the Ministry of Education and Science as a periodical with scientific credits, editorial, International ISSN Number, and a bilingual edition.
U_POLIS and Co-Plan in cooperation with “Bookstore” will also introduce the latest POLIS Press publications. We have the pleasure to invite you to this ceremony and share with you this event.

Welcome!

Tuesday, June 19, 2012

Deklarate per shtyp e Unionit te Arkitekteve, Urbanisteve dhe Planifikuesve te Shqiperise


Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve te Shqipërisë



Nr. Prot.          06/’12                                                                                                                                                  Tiranë, më 19 Qershor 2012

Deklaratë për shtyp

Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban shpreh shqetësimin për iniciativën e fundit të BashkisëTiranë për zgjerimin e rrugës së Elbasanit. Duke mos paragjykuar arsyet e këtij zgjerimi, duhet të nënvizojmë se për momentin, projekti me impakt publik mbetet ende i paqartë për aq kohë sa nuk është bërë transparenca publike dhe zbardhja e projektit. Aq më tepër që këto nderhyrje kanë impakt mjedisor  në park, kulturor në trashëgimninë arkitektonike e pejzazhistike të Pallatit të Brigadave dhe sociale në komunitetet që banojnë në këtë zone. Unioni i bashkohet protestës së inciativave të shoqerisë civile, sidomos atyre mjedisore, në lidhje me këtë çështje.

Unioni shpreh shqetësim se këto ndërhyrje me rëndësi strategjike për qytetin do të marrin vlerë më të madhe në se bazohen në argumentet e parashikuara nga Plani i Përgjithshëm Rregullues i ri i Tiranës. Edhe këtu, Unioni shpreh shqetësimin se ende sot nuk ekziston transparenca e kopjes së plotë të planit rregullues (hartat tematike dhe raporti teknik) dhe të stafit teknik që ka hartuar këtë plan. Unioni inkurajon Bashkinë Tiranë të ekspozojë planin rregullues në njëmjedis publik të përshtatshëm në Tiranë dhe të vërë në dispozicion këtë plan online në internet per te inkurajuar një debat publik dhe komente kritike konstruktive para miratimit përfundimtar të planit.


Me respekt

Kryetari i Unionit Shqiptar të Arkitektëve
Urbanistëve dhe Planifikuesve

Ark. Ledian Bregasi

_______________________________________________________
Ark. Ledian Bregasi
President
Albanian Union of Architects and Urban Planners

a:    Rruga Bylis 12 Autostrada Tirane-Durres Km5 Tirana, Albania
t:    +355 (0)4 240 7420/21
f:    +355 (0)4 240 7422
m:  +355 (0)69 40 61951
w:   www.AUA.al

Monday, June 18, 2012

U_POLIS ju fton te beheni pjese e nismes me te re


Te nderuar studente, miq dhe kolege

Ju informojme qe diten e Enjte, dt.21 Qershor 2012, ora 17.00-18.00, t’i bashkohemi te gjithe ne listen e nismes se 15 studenteve dhe stafi te U-POLIS te cilet kane ndermarre inciativen e pavarur duke themeluar shoqaten alternative Unioni Shqiptar i Arkitekteve, Urbanisteve dhe Planifikuesve Urbane.

Ne se deshironi te integroheni ne pune dhe ne  treg, ky eshte nje hap me shume rendesi per te gjithe ne. Ne se duam te infomohemi rregullisht per ndryshimet ligjore, profesionale, dhe te mbrojme interesat e punes, tarifat, taksat e te tjere, te marrim pjese ne aktivitetet, Unioni merr shume rendesi.

Ju sigurojme qe 1 ore nga axhenda juaj diten e Enjte do te kete jape nje kontribut te rendesishem ne nje nisme me kaq vlera praktike sic eshte Unioni Shqiptar i Arkitekteve, Urbanisteve dhe Planifikuesve Urban dhe
Ju mirepresim ne Universitetin POLIS, diten e Enjte me date 21 Qeshor 2012 ora 17:00-18:00.