About Me
- Universiteti POLIS
- Tirane, Albania, Albania
- Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban
Thursday, December 13, 2012
Kontributi juaj per bebet jetime/ Your contribution for Orphan Babies
Të dashur miq,
Në kuadër të aktivitetit për mbledhjen e fondeve për foshnjet jetime, ne dje bëmë një vizitë në “Shtëpinë e Foshnjes” për të parë situatën dhe për të kuptuar nevojat e këtyre fëmijëve. Pas një bisede me drejtoreshën u vendos që fondet e mbledhura në U_POLIS nuk do të dhurohen në formë parash por me to do të blihen nga ne disa mjete të cilat për momentin u mungonin fëmijëve. Në varësi të shumës së akumuluar do të vendoset edhe për dhuratat.
Ndërkohë dëshiroj të përcjell tek ju edhe një kërkesë tjetër të drejtoreshës së “Shtëpisë së Foshnjes”: nëse keni rroba fëmijesh 0-6 vjeç të cilat tashmë nuk i përdorni më dhe dëshironi ti dhuroni, ju lutem që të mendoni për këta fëmijë. Tek Informacioni ju mund të dorëzoni veshje, lodra apo edhe objekte të tjera për fëmijë.
Ju kujtoj që mbledhja e fondeve dhe e dhuratava do të vazhdojë deri të Mërkurën e javës së ardhshme ( datë 19 Dhjetor) prandaj do ju lutesha që brenda mundësive tuaja të jepni kontributin duke respektuar këtë afat!
Faleminderit!
Mireda
Dear friends,
In the framework of fundraising activity for orphan babies , yesterday we visited the “ Orphan Baby Home “ in order to see the situation and to understand the needs of these babies. After a meeting with the director we decided that the funds raised at U_POLIS will not be donated in the form of money but we will buy some things that these babies need for the moment. Depending on the amount we will decide what to purchase from a list that the director handled us.
Meanwhile I would like to bring you another request from the director of the “Orphan Baby Home”: If you have used clothes for babies (0-6 years) that you no longer use , than please think of these babies! At the information desk you can consign : clothes, toys or everything else for babies.
I would like to remember you that the fundraising will go on till next Wednesday (on December 19th), therefore if it`s possible for you , give your contribution within the deadline!
Thank You!
Mireda
Wednesday, December 12, 2012
Tuesday, December 11, 2012
Mbledhje fondesh për fëmijët e Shtëpisë së Foshnjes Tiranë/ Collection of funds dedicated to the Orphan Baby Home, Tirana
Të dashur student, kolegë dhe miq të Universitetit POLIS,
Festat e fundvitit tashmë po afrojnë, këto janë momente
reflektimi për vitin që po lëmë pas dhe vlerësimi për ato çka kemi realizuar.
Në Universitetin POLIS ne vendosëm që në këto momente të bëjmë dicka për të
tjerët, të mendojmë për ata që kanë nevoja primare dhe mbi të gjitha ju mungon
dashuria dhe ngrohtësia e familjes.
Gjatë këtyre dy javëve, tek recepsioni do të gjeni një kuti
në të cilën do të mblidhen fonde të dedikuara për shtëpinë e foshnjes në
Tiranë. Në këtë shtëpi aktualisht ndodhen 43 fëmijë të moshës 0-6 vjeç, 80% e
tyre janë më të vegjël se 1 vjeç.
Shpresojmë që secili nga ju brenda mundësive të bëhet pjesë
e kësaj iniciative. Kjo është mënyrë që të mendojmë për të tjerët dhe të
bëjmë diçka për të ndryshuar sadopak situatën e vështirë të këtyre
foshnjave të braktisura.
Bëhu edhe ti pjesë e kësaj iniciative, uroji Gëzuar
Krishtlindjet fëmijëve jetim të shtëpisë së foshnjes!
Dear students, colleagues and friends of POLIS University,
The holidays are coming, these are moments of reflection on
the year we are leaving behind, and evaluation of our accomplishments. At POLIS
University we decided to do something for the others, to think for the ones
that have basic needs and above all the lack the love and warmth of their
family.
During these two weeks, at the Information Desk you will
find a box which serves to collect funds dedicated to the Orphan Baby
Home, Tirana. This home shelters 43 babies from 0-6 years old, 80% of them are less
than 1 year.
We hope you will join this initiative according to your own
possibilities. This is an opportunity to demonstrate social responsibility and
undertake a civil action which might impact the change for a better situation
of these babies.Be a part of this initiative! Wish “ Merry Christmas” to orphan babies of Tirana!
Monday, December 10, 2012
Friday, December 7, 2012
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Të dashur të gjithë,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bashkoheni me ne, në eventin lidhur
me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ditën e Hënë,
10/12/2012 duke filluar në orën 16.00.
Në këtë event do të zhvillohen prezantime me çështje të ndryshme,
përfshirë një fjalim të shkurtër nga Z. Mertin de la Beij, Ambasador i
Mbretërisë së Hollandës.
Në fund të fjalimeve do të shaqen dy filma: Peace vs Justice,
nga Klaartje Quirijns (Auditorium C1) dhe Bitter Seeds nga Micha Peled
(Auditorium A3).
Jeni të lutur të shikoni bashkëlidhur programin dhe ftesën.
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, çdo vit prezanton
një mundësi për të festuar mbi të drejtat e njeriut, vendos në pah një
çështje të veçantë, si dhe vazhdon
kërkimin për të drejta të plota të njeriut për të gjithë, kudo. Këtë vit, në
qendër të vëmendjes do të jenë të drejtat e të gjithë njerëzve: gratë, të
rinjtë, minoritetet, personat me aftësi të kufizuara, personat me ngjyrë, të varfërit
- Të dëgjohet zëri i tyre në jetën publike si dhe të përfshihen në vendimarrjen
politike. Për më tepër jeni të lutur të ndiqni linkun: http://www.un.org/en/events/humanrightsday/
Jeni të mirëpritur!
Dear all,
We have the pleasure to invite you to join us in the International
Human Rights Day event at POLIS University, on Monday
10/12/2012, starting at 4.00 pm.
There will be a presentation of different topics related to Human
Rights.
The ceremony will be complimented by a short speech of H.E. Mr.
Martin de la Beij, Ambassador of the Kingdom of the Netherlands.
At the end of the speaking session, there will be screening of two
movies - Peace vs Justice, by Klaartje Quirijns (Auditorium C1) and Bitter
Seeds by Micha Peled (Auditorium A3).
Please, find attached the program and the invitation.
Human Rights Day presents an opportunity, every year, to celebrate
human rights, highlight a specific issue, and advocate for the full enjoyment
of all human rights by everyone everywhere. This year, the spotlight is on the
rights of all people — women, youth, minorities, persons with disabilities,
indigenous people, the poor and marginalized — to make their voices heard in
public life and be included in political decision-making. For
further information, have a look at the link: http://www.un.org/en/events/humanrightsday/
You are welcome!
Wednesday, December 5, 2012
Subscribe to:
Posts (Atom)




.jpg)