About Me
- Universiteti POLIS
- Tirane, Albania, Albania
- Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban
Monday, December 10, 2012
Friday, December 7, 2012
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Të dashur të gjithë,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bashkoheni me ne, në eventin lidhur
me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ditën e Hënë,
10/12/2012 duke filluar në orën 16.00.
Në këtë event do të zhvillohen prezantime me çështje të ndryshme,
përfshirë një fjalim të shkurtër nga Z. Mertin de la Beij, Ambasador i
Mbretërisë së Hollandës.
Në fund të fjalimeve do të shaqen dy filma: Peace vs Justice,
nga Klaartje Quirijns (Auditorium C1) dhe Bitter Seeds nga Micha Peled
(Auditorium A3).
Jeni të lutur të shikoni bashkëlidhur programin dhe ftesën.
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, çdo vit prezanton
një mundësi për të festuar mbi të drejtat e njeriut, vendos në pah një
çështje të veçantë, si dhe vazhdon
kërkimin për të drejta të plota të njeriut për të gjithë, kudo. Këtë vit, në
qendër të vëmendjes do të jenë të drejtat e të gjithë njerëzve: gratë, të
rinjtë, minoritetet, personat me aftësi të kufizuara, personat me ngjyrë, të varfërit
- Të dëgjohet zëri i tyre në jetën publike si dhe të përfshihen në vendimarrjen
politike. Për më tepër jeni të lutur të ndiqni linkun: http://www.un.org/en/events/humanrightsday/
Jeni të mirëpritur!
Dear all,
We have the pleasure to invite you to join us in the International
Human Rights Day event at POLIS University, on Monday
10/12/2012, starting at 4.00 pm.
There will be a presentation of different topics related to Human
Rights.
The ceremony will be complimented by a short speech of H.E. Mr.
Martin de la Beij, Ambassador of the Kingdom of the Netherlands.
At the end of the speaking session, there will be screening of two
movies - Peace vs Justice, by Klaartje Quirijns (Auditorium C1) and Bitter
Seeds by Micha Peled (Auditorium A3).
Please, find attached the program and the invitation.
Human Rights Day presents an opportunity, every year, to celebrate
human rights, highlight a specific issue, and advocate for the full enjoyment
of all human rights by everyone everywhere. This year, the spotlight is on the
rights of all people — women, youth, minorities, persons with disabilities,
indigenous people, the poor and marginalized — to make their voices heard in
public life and be included in political decision-making. For
further information, have a look at the link: http://www.un.org/en/events/humanrightsday/
You are welcome!
Wednesday, December 5, 2012
Friday, November 23, 2012
Friday, November 16, 2012
FTESE - U POLIS, UT dhe Fondacioni Hanns Siedel- Konference "Reflektim mbi Reformimin dhe Konsolidimin e Institucioneve dhe Modeleve të Qeverisjes së Shtetit Shqiptar 1912-2012" - E Hene , 19 Nentor 2012 ora 10.00
FTESË
Të dashur miq dhe kolegë,
Në kuadër të aktiviteteve të
100 vjetorit të Pavarësisë “100 Vjet Shtet Shqiptar”, Universiteti POLIS, në
bashkëpunim me Universitetin e Tiranës si dhe Fondacionin Hanns Seidel do të
organizojnë konferencën: Reflektim mbi Reformimin dhe Konsolidimin e
Institucioneve dhe Modeleve të Qeverisjes së Shtetit Shqiptar 1912-2012
ditën e Hënë, datë
19.11.2012 ora 10.00 në
Godinën Liria, Universiteti i Tiranës (pranë ish- Kinoklubi i Qytetit
Studenti).
Jeni të lutur të shikoni materialin bashkëlidhur për informacion
më të detajuar.
Ju mirëpresim!
Thursday, November 1, 2012
CALL FOR APLICATION Deadline/Afati: 09.11.2012, ora 17.00
Njoftim mbi Studimet
Pasuniversitare ne Universitetin POLIS,
1.
Tashme prej 2 vitesh Qeveria
Holandeze ofron një cikël prej 5 trajnimesh
mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm të organizuar nga Universiteti POLIS dhe Universiteti
i Erasmus në Hollandë, si dhe instituteve kërkimore respektive IHS-Roterdam dhe Co-PLAN, me mbështetjen e programit
MATRA të miratuar nga Qeveria Hollandeze dhe ajo
Shqiptare. Programi MATRA është në prag të fillimit të raundit të tretë
të trajnimeve. Pese kurset MATRA
ofrohen falas dhe në fund pjesëmarrësit pajisen më një çertifikatë profesionale pjesëmarrje të bashkënënshkruar nga
U_POLIS dhe IHS/Erasmus, e regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Arsimit
dhe Shkencës me Nr.000607.
2.
Për personat e
interesuar për të thelluar më tej kualifikimin profesional
ose shkencor në këtë fushë, U_POLIS ofron mundësinë e transferimit të 15
krediteve të përftuara nga Programi MATRA, në
programin e studimit Master Profesional, qe zhvillohet nga Universitetet POLIS dhe ERASMUS.
Programi master profesional eshte nje diplome përbashkët, bashkënënshkruar nga
të dy Universitetet dhe të njohur në të dy shtetet (Shqiperi dhe Holande).
Studentët më cilësorë dhe që plotësojnë kushtet e përzgjedhjes mund të ndjekin
15 ECTS shtesë pranë në IHS ne Rotterdam dhe të pajisen me një diplomë Master i
Shkencave në Hollandë nga Universiteti Erasmus, Roterdam Hollande.
Programi Master
Profesional ne fjale ofron 6 alternativa
perzgjdhje per specializimin ne fushen e Arkitektures/Dizajnit ose Planifkimit/Menaxhimit Urban. Ai
përmban 72-90 kredite ECTS dhe
zhvillohet me formatin pa shkëputje nga puna (pra
mësimi zhvillohet në fundjavë me frekuencën 2 fundjava në muaj), dhe me tarifa shtetërore.
3.
Kete vit per here te
pare ne Shqiperi, Universiteti POLIS ne
bashkëpunim me Institutin e Monumenteve te Kultures
dhe UNESCO ofron mundesi specializimi ne fushen e Restaurimit dhe Konservimit te Trashegimise Kulturore
nepermjet nje programi Master Shkencor ne Arkitekture, 12o kredite ECTS. Në kuadrin me afatgjatë pas
mbarimit te ketij programi U_POLIS mundëson për kapacitetet më cilësore
kualifikim të mëtejshëm shkencor në Programin
e Doktoraturës ofruar në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës Itali dhe Universitetin
Teknik të Vienës.
Besojmë se programet e
mesiperme përbëjne një mundësi të
shkëlqyer për ngritjen e kapaciteteve jo vetem ne
fushen e Arkitektures dhe Planifkimit Urban, dhe te
disiplinave te tjera qe nderveprojne me to: si inxhinjeri ndertimi, studime
mjedisore, shkenca politike, sociale dhe ekonomike, etj. Duke shpresuar
që dhe ju e gjeni të vlefshme një njoftim të
tillë, do tju ftonim te aplikoni sa me pare, te beheni
pjesë e programeve tona, ose te njoftoni rrethin
tuaj shoqeror per kete mundesi brenda dates 09
Nentor 2012, ora 17.00
Per me shume informacion ju lutem vizitoni : http://masteratpolisuniversity.blogspot.com/2012/07/master-course-brochure.html
Ne se deshironi informacion
shtese ose deshironi vetem programet falas MATRA ju lutem kontaktoni:
Email : elvan_dajko@universitetipolis.edu.al
dhe tel. 00355694061948
Email : mirela_thana@universitetipolis.edu.al
dhe tel. 00355694061339
Subscribe to:
Posts (Atom)



.jpg)
