About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Friday, November 16, 2012

FTESE - U POLIS, UT dhe Fondacioni Hanns Siedel- Konference "Reflektim mbi Reformimin dhe Konsolidimin e Institucioneve dhe Modeleve të Qeverisjes së Shtetit Shqiptar 1912-2012" - E Hene , 19 Nentor 2012 ora 10.00


FTESË

Të dashur miq dhe kolegë,
Në kuadër të aktiviteteve të 100 vjetorit të Pavarësisë “100 Vjet Shtet Shqiptar”, Universiteti POLIS, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës si dhe Fondacionin Hanns Seidel do të organizojnë konferencën: Reflektim mbi Reformimin dhe Konsolidimin e Institucioneve dhe Modeleve të Qeverisjes së Shtetit Shqiptar 1912-2012 ditën e Hënë, datë
19.11.2012 ora 10.00 në Godinën Liria, Universiteti i Tiranës (pranë ish- Kinoklubi i Qytetit Studenti).

Jeni të lutur të shikoni materialin bashkëlidhur për informacion më të detajuar.
Ju mirëpresim!

Thursday, November 1, 2012

CALL FOR APLICATION Deadline/Afati: 09.11.2012, ora 17.00


Njoftim mbi Studimet Pasuniversitare ne Universitetin POLIS,

1.    Tashme prej 2 vitesh Qeveria Holandeze ofron një cikël prej 5 trajnimesh mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm të organizuar nga Universiteti POLIS dhe Universiteti i Erasmus në Hollandë, si dhe instituteve kërkimore respektive IHS-Roterdam dhe Co-PLAN, me mbështetjen e programit MATRA të miratuar nga Qeveria Hollandeze dhe ajo Shqiptare. Programi MATRA është në prag të fillimit të raundit të tretë të trajnimeve. Pese kurset MATRA  ofrohen falas dhe në fund pjesëmarrësit pajisen më një çertifikatë profesionale pjesëmarrje të bashkënënshkruar nga U_POLIS dhe IHS/Erasmus, e regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me Nr.000607.

2.    Për personat e interesuar për të thelluar më tej kualifikimin profesional ose shkencor në këtë fushë, U_POLIS ofron mundësinë e transferimit të 15 krediteve të përftuara nga Programi MATRA, në programin e studimit Master Profesional,  qe zhvillohet nga Universitetet POLIS dhe ERASMUS. Programi master profesional eshte nje diplome përbashkët, bashkënënshkruar nga të dy Universitetet dhe të njohur në të dy shtetet (Shqiperi dhe Holande). Studentët më cilësorë dhe që plotësojnë kushtet e përzgjedhjes mund të ndjekin 15 ECTS shtesë pranë në IHS ne Rotterdam dhe të pajisen me një diplomë Master i Shkencave në Hollandë nga Universiteti Erasmus, Roterdam Hollande.
Programi Master Profesional ne fjale ofron 6 alternativa perzgjdhje per specializimin ne fushen e Arkitektures/Dizajnit ose Planifkimit/Menaxhimit Urban. Ai përmban 72-90 kredite ECTS dhe zhvillohet me formatin pa shkëputje nga puna (pra mësimi zhvillohet në fundjavë me frekuencën 2 fundjava në muaj), dhe me tarifa shtetërore.

3.    Kete vit per here te pare ne Shqiperi, Universiteti POLIS ne bashkëpunim me Institutin e Monumenteve te Kultures dhe UNESCO ofron mundesi specializimi ne fushen e Restaurimit dhe Konservimit te Trashegimise Kulturore nepermjet nje programi Master Shkencor ne Arkitekture, 12o kredite ECTS. Në kuadrin me afatgjatë pas mbarimit te ketij programi U_POLIS mundëson për kapacitetet më cilësore kualifikim të mëtejshëm shkencor në Programin e Doktoraturës ofruar në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës Itali dhe Universitetin Teknik të Vienës.


Besojmë se programet e mesiperme përbëjne një mundësi të shkëlqyer për ngritjen e kapaciteteve jo vetem ne fushen e Arkitektures dhe Planifkimit Urban, dhe te disiplinave te tjera qe nderveprojne me to: si inxhinjeri ndertimi, studime mjedisore, shkenca politike, sociale dhe ekonomike, etj. Duke shpresuar që dhe ju e gjeni të vlefshme një njoftim të tillë, do tju ftonim te aplikoni sa me pare, te beheni pjesë e programeve tona, ose te njoftoni rrethin tuaj shoqeror per kete mundesi brenda dates 09 Nentor 2012, ora 17.00


Ne se deshironi informacion shtese ose deshironi vetem programet falas MATRA ju lutem kontaktoni:
Email : elvan_dajko@universitetipolis.edu.al dhe tel. 00355694061948
Email : mirela_thana@universitetipolis.edu.al dhe tel. 00355694061339

Tuesday, October 23, 2012

Shfaqja e filmit L`America ne U_POLIS


E MARTË 23 TETOR 2012, ORA 16.00, AUDITORI A3.

Të nderuar miq,

Në kuadër të TAW ( Tirana Architeture Weeks), U_POLIS ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e filmit “LAMERICA” të regjizorit Gianni Amelio, në vijim të workshop-it Diagonal  ‘RE-COLLECTION AND MEMORY’ zhvilluar këto ditë në universitetin tonë.

Ju mirëpresim!




Monday, October 22, 2012

Oferte per studimet Master ne U_POLIS, 50% ulje e tarifave te studimit


Ju informojme qe Universiteti POLIS per vitin akademik 2012-2013 ofron programe Master Profesional dhe Master Shkencor. Konkretisht oferta akademike per studimet pasuniversitare ne POLIS konsiston ne :

Master Shkencor ne Arkitekture
Kohezgjatje 2 vjet, 120 kredite, orar i pershtatur edhe per studentet qe punojne
Tarifa zyrtare eshte 4500 Euro ne vit ndersa oferta e bere nga POLIS per ju eshte 2000 Euro ne vit (mbi 50 % Ulje e tarifes)
Master Shkencor ne Dizajn te Aplikuar
Kohezgjatje 2 vjet, 120 kredite, orar i pershtatur edhe per studentet qe punojne, tarifa 3000 Euro ne vit
Master Shkencor ne Manaxhim Mjedisor Urban
Kohezgjatje 2 vjet, 120 kredite, orar i pershtatur edhe per studentet qe punojne
Tarifa zyrtare eshte 3000 Euro ne vit ndersa oferta e bere nga POLIS per ju eshte 500 Euro ne vit 

Programet Master Shkencor ne Universitetin POLIS ofrohen ne bashkepunim me Universitetin La Sapienza,Rome; Universitetin e Ferrares; Universiteti Teknik i Vienes.

Master Profesional
Universiteti POLIS ofron programe Master Profesional ne bashkepunim me Erasmus University, Holand; IHS Institute , Rotterdam; UT Vienna dhe Lawrence Tech University, USA . Keto programe kane 72-90 ECTS, nje kohezgjatje prej 2 vitesh, part time gjate fundjaves me frekuence nje fundjave po e nje fundjave jo. Leksionet zhvillohen vetem ne anglisht dhe 90% e profesoreve te angazhuar ne keto programe jane te huaj. Jepet edhe mundesia e  perfundimit te nje semstri ne Universitetin ERASMUS ne Holande.

Ofrohen gjashte alternativa specializimi  Master Profesional:

Drejtimi Dizajn dhe Arkitekture
1.       Dizajn Parametrik Arkitektonik – Tarifa 2000 Euro ne vit
2.       Dizajn Urban dhe Peizazhi- Tarifa 2000 Euro ne vit
3.       Dizajn Estetik Strukturor- Tarifa 2000 Euro ne vit por per ju U_POLIS e ofron kete Master kundrejt nje pagese prej 1000 Euro ne vit e cila behet e ndare ne dy keste nga 500 Euro ne fillim te cdo semestri ( 50% ulje tarifes vjetore)

Drejtimi Urban
1.       Planifkim Hapesinor dhe Aplikime GIS– Tarifa 2000 Euro ne vit
2.       Strehim dhe Zhvillim Toke– Tarifa 2000 Euro ne vit
3.       Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerezore - Tarifa 2000 Euro ne vit por per ju U_POLIS e ofron kete Master kundrejt nje pagese prej 1000 Euro ne vit e cila behet e ndare ne dy keste nga 500 Euro ne fillim te cdo semestri (50% ulje e tarifes vjetore)

Ne perfundim nje prej 6 alternativave te programeve Master Profesional, akordohet nje Joint Degree Diploma, e nenshkruar nga Universiteti POLIS dhe Universiteti Erasmus. 

Per informacione me te detajuara ne lidhje me programet ju lutem klikoni : http://masteratpolisuniversity.blogspot.com/2012/07/master-course-brochure.html

Ju informojme qe keto oferta jane te disponueshme per te gjithe studentet qe regjistrohen brenda muajit Tetor.


Per cdo pyetje te metejshme mos hezitoni te me kontaktoni!