About Me
- Universiteti POLIS
- Tirane, Albania, Albania
- Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban
Monday, October 17, 2011
Friday, October 14, 2011
Walking the City 5 :Kombinat / Kashar / Polis
Walking the City 5: Kombinat / Kashar / Polis
Me 15 Tetor 2011, duke filluar ne oren 10:00, iniciativa “Walking The City” do te rifilloje per vitin e ri akademik. Kjo eshte hera e peste e ecjes ne rrugetime alternative te Tiranes, dhe do te filloje ne sheshin qendror te Kombinatit. Ju mund te merrni nje autobus ne qender te Tiranes dhe te vini ne piken e takimit. Do te takohemi perballe vendit ku dikur ka qene statuja e Stalinit dhe do te ecim sebashku.
Besniku, Sotiri dhe Eranda kane pergatitur nje rrugetim alternativ qe kalon perms zones ish-industriale te Kombinatit, ish-fabrika e qelqit, rrugen e vjeter hekurudhore, etj. Me pas do te hyjme ne nje zone periferike te zones Urbane te Kasharit , qe eshte nje lendine e bukur rurale, shume e ndryshme nga zona urbane . Do te kalojme gjate unazes se re te Tiranes , e cila eshte mbingarkuar me ndertesa ne menyre spekulative. Ne kundershtim me kete ne do te ecim me pas ne peisazh te kendshem pergjate kodrave anesore. Do te na duhet te improvizojme me ecjen ne terren pavaresisht hartave qe kemi. Sugjerohen kepuce te forta dhe praktike, ashtu si edhe veshje sportive ne perputhje me parashikim e motit te cilin mund ta shikoni edhe ne internet.
Do te perfundojme ne kodrat e Yrshekut, me nje panorame shume te kendshme Tiranes, Autostrades Tirane-Durres (duke perfshire Universitetin POLIS), dhe gjithashtu do te jemi edhe ne pjesen e pasme te terrenit kodrinor te komunes se Kasharit qe ka nje natyre te pasur me liqene te vogle dhe e rrethuar nga fshatra te gjelber. Do te zbresim ne qender et Yrshekut. Aty mundte merrni nje autobus dhe te shkoni drejteperdrejte ne qender te Tiranes. Por ne vend te kesaj ne ju keshillojme qe te ecim sebashku edhe per 400 metra, te kalojme autostraden, qe te perfundojme ne kantinen e U_POLIS ose tek QTU per pushimine drekes. Me pas te gjithe jane te lire te marrin autobuset e QTU per ne qender…
Ju mirepresim! Do te jete nje aventure, zbulimi i nje Tirane te ndryshme dhe te panjohur me pare, kaq prane dhe kaq larg. Ju nuk e keni pare here tjeter! Mos hezitoni… mos e neglizhoni! Do te jete nje experience e rendesishme.
Thursday, October 13, 2011
Forum i Hapur- dedikuar Kosoves
Universiteti POLIS, 14 Tetor 2011, ora 16.00 Auditori Kryesor C 1, Kati i tretë.
Universiteti POLIS, ka kënaqësinë t’ju ftojë në këtë Forum Urban special dedikuar Kosovës.
Forumi përmban prezantimin e dy arkitektëve kosovarë me ekperiencë dhe famë ndërkombëtare:
1.Planifikimi Hapësinor në Kosovë, 10 vjet eksperiencë akademike, politike dhe krijuese.- nga Ark. Ilir Gjinolli, Prishtinë-Graz.
(Rivendosja e sistemit të planifikimit në Kosovë ,Themelimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Korniza Ligjore e Planifikimit Hapësinor. Plani Hapësinor i Kosovës 2010/2020 – Shkolla e Arkitekturës/Urbanizmit në UP.Qendra Universitare në Prishtinë – Plani Rregullues/Dizajn Urban.)
2. Frymëzim i përjetshëm dhe ndërtesat e Kosovës time (2003-2011).- nga Ark. Gëzim Paçarizi,Prizren –Gjenevë.
(Pjesa e pare e leksionit eshte e perebere nga 20 tema te ilustruara nga monumente akitektonike. Pjesa e dytë do të prezantojë një përzgjedhje të godinave të dizenjuara dhe ndërtuara
që nga viti 2003 deri në ditët tona. Ato janë rezultat i punës dhe mbështetjes në zyrën time në Kosovën e pasluftës. Ata provojnë se Arkitektura mund të bëhet edhe në vështirësi.)
Ju njoftojmë se pas forumit ju pret një autobus Polis për transportin.
Jeni të mirëpritur!
Tuesday, October 11, 2011
Sunday, October 9, 2011
Thursday, October 6, 2011
Forum i hapur
Të dashur miq dhe kolegë,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Forumin Urban sot në datë
06.10.2011 në orën 16:00 në Auditorin A3 në
Universitetin POLIS me temë : O(pen) 2 studio nga Ivana Barandovski and
Branko Belacevic.
Ju njoftojmë se pas forumit ju pret një autobus Polis për
transportin.
Jeni të mirëpritur!
Hapja e vitit te ri akademik
Programi Dita e Pare e Shkolles
10 Tetor 2011
09:00-11:00 Seance e hapur per
studente , prinder dhe staf
09:00-10:00 Regjistrim ne sekretari, kafe ne Kantinen
“MoTown”
10:00 Ceremonia e hapjes ne Auditorin
kryesor (C1), kati i trete
Fjalimi i mireseardhjes nga : Besnik Aliaj, Rektor i Universitetit POLIS
Sotir Dhamo, Administrator i
Universitetit POLIS
Elvan Dajko, Fakulteti i Arkitektures dhe Dizajnit
Elona Karafili, Fakulteti i
Planifikimit Urban dhe
Manaxhimit Urban
Stefano Romano/ Loris Rossi,
Staf i huaj
Pushim Kafe -20 min
11.15 – 18:00 Seance vetem per studente dhe Staf
Moderim: Alma Sulstarova,
Kancelare
Prezantim i Rregullores, Procedurat e
Aplikimit, Kushtet Financiare, Facilitetet, Sherbimet, IT
Pyetje dhe Pergjigje- ndermjet
studenteve dhe stafit
-Ndarje ne grupe per te bere
nje tur te Universitetit
13.00-15.00 Dreke
-15:00 Film ne Auditorin C1
-Promovimi i “Forum A+P 8”
Subscribe to:
Posts (Atom)

