About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Tuesday, January 10, 2012

The Design Day @ U_POLIS


FTESË

Të dashur miq dhe kolegë,

Universiteti POLIS ka kënaqësinë t’ju ftojë në : The Design Day @ U_POLIS ”,  i cili do të organizohet, ditën e Martë,  10 Janar 2012 , ora 17.00 , Auditori C1, në Universitetin POLIS.

The Design Day @ U_POLIS  përfshin :

1.    Prezantimin e publikimit të ri ; Historia e Arkitekturës, Vol.2  nga Dr. Vera Bushati
2.    Prezantimi i periodikut shkencor ; The Design Prefix, Forum A+P / Nr. 9 ( një periodik për Akritekturën dhe Planifikimin Urban).
3.    Një leksion i shkurtër nga dizajneri francez Philippe Starck: Why do I Design?
4.    Projektim i  Victoria Secret’s Fashion Show 2011

Do të jetë një ditë historike në Univerisitetin POLIS! Mos e humbni!


Jeni të mirëpritur!



Monday, January 9, 2012

Universiteti POLIS merr pjese ne ceremonine e shpalljes se Personaliteteve te vitit 2011 nga Bashkia Kamez


Me datë 23 dhjetor 2011 Bashkia Kamëz shpalli Personalitetet e vitit 2011, mes të cilëve edhe institucione ndërkombëtare si Banka Botërore , Banka KfW  dhe Universiteti Polis si institucione që e kanë mbështetur atë financiarisht dhe me ekspertizë profesionale në disa prej projekteve më të  rëndësishme të saj si : ndërtim shkollash , ndërtim ujësjellës-kanalizimesh,  hartim të planit të zhvillimit ekonomik e urbanistik, etj. Universiteti Polis është partner prej disa vitesh i Bashkisë Kamëz dhe i ka ofruar stafit të saj ekpertizë profesionale në çeshtje thelbësore që kanë të bëjnë me të ardhmen urbanistike , ekonomike e sociale të  zonës. Partneriteti publik-privat i shprehur në terma konkrete është një bashkëpunim me rezultate të prekshme dhe do të jetë i vazhdueshëm edhe në të ardhmen. 



U_POLIS Ju Uron Gezuar 2012