About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Thursday, December 22, 2011

Tirana Metropol ne Transformim: Takim publik i Kryetarit te Bashkise Tirane Z. Lulzim Basha me studentet dhe stafin e U-POLIS



Me date 20 Dhjetor 2011 ne Universitetin POLIS u realizua takimi i grupit strategjik per hartimin e planit rregullues te Tiranes.
Ky aktivitet i mbeshtetur edhe nga Fondacioni “Hanns Seidel” Gjermani dhe Instituti “Platforma-IDR” nisi me nje tur ne ambjentet e reja te Universitetit POLIS, ku kryetari i Bashkise Z. Lulzim Basha u prezantua me infrastrukturen dhe ecurine e procesit akademik. Nje vizite e vecante e tij u realizua ne studion e dizjanit ku 75 diplomante te degeve Planifikim Urban dhe Arkitekture po hartojne projekte pjesore dhe te detajuara mbi Tiranën me teme: Projecting Tirana – Alternative Visioning.
Z. Basha beri me pas nje prezantim per studentet/stafin e U_POLIS mbi vizionin e zhvillimit urban për Tiranën, mbi parqet e reja, transportin publik me shina, planin e ri rregullues, konkurset nderkombetare, etj.
Ne vazhdim, u hap takimi i grupit strategjik konsultativ të Planit Rregullles. Ne kete takim konsultativ moren pjese perfaqesues nga mjaft institicione te tjera vendore dhe kombetare.
Perfaqesuesit nga 7 bashkite/komunat fqinje me Tirane dhe 6 komuna fqinje nenshkruan nje memorandum bashkepunimi ne lidhje me planin rregullues dhe diskutuan mbi ceshtje organizative dhe strategjike te ketij projekti.
Universiteti POLIS tashme radhitet si nje partner qe kontribuon profesionalisht ndermjet strukturave vendimarrese publike/private, te cilat sebashku hartojne projekte ne dobi te zhvillimit te territorit, te permiresimit te kushteve urbane dhe qeverisjes transparente.



Monday, December 19, 2011

“Qeverisje me Pjesëmarrje: Tirana, Metropol në Transformim ”


FTESË

Universiteti POLIS,  e Martë 20 Dhjetor 2011 duke filluar në orën 11:00



Platforma IDR & Fondacioni “Hanns Seidel”  - në bashkëpunim me -  Universiteti POLIS & Bashkia Tiranë

Organizojnë aktivitetin e përbashkët:

“Qeverisje me Pjesëmarrje:  Tirana, Metropol në Transformim ”
Takim publik i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me studentët dhe stafin e Universitetit POLIS mbi vizionin e zhvillimit të Tiranës.


Pjesa e I-rë:
11.00         :  - Mbërritja e Z. Basha në U-POLIS. Pritja nga Drejtuesit e Universitetit (Holli kryesor)
11.00-11.15:  - Vizitë në ndërtesën e re të shkollës, projektuar dhe zbatuar nga studentët dhe stafi i U_POLIS.
11.15-11.30:  - Vizitë në Studion e Dizajnit, ku 80 studentë diplomantë të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban po hartojnë projekte pjesore dhe të detajuara mbi Tiranën: Projecting Tirana – Alternative Visioning (Studio B1)
11.30-12.00: - Një prezantim i shkurtër i Z. Basha (20 min ppt + 10 min pyetje/përgjigje) mbi vizionin e zhvillimit urban për Tiranën, parqet, trami, plani rregullues, konkurset, etj. (Auditori C1)

Pjesa e II-të:
12.00-13.00 - Takim i hapur i grupit strategjik konsultativ të Planit Rregullles, Tiranë. (Auditori C1)
13.00-14.00 – Koktejl /drekë per antarët e grupit stategjik. (Kantina Motown)

Pjesa e III-të:
17.00-19.00 - Leksion, Prof.Dr. Neritan Ceka: Mbi trashëgiminë historike të Veriut të Shqipërisë dhe Kosovës. (Auditori C3).



Ju mirëpresim !












Wednesday, December 14, 2011

Open Forum

 Ftesë

FORUM I HAPUR  U_POLIS  E ENJTE 15 DHJETOR 2011 ORA 17 .00  AUDITORI A3. 

Te dashur miq dhe kolegë,

Universiteti POLIS, ka kënaqësinë  t’ju ftojë në Forumin Urban me temë :  To Build or not to build - Who owns the right? – Ark. Rudina Toto.
Për më shumë, mund të shikoni materialin bashkëngjitur.
Ju njoftojmë se pas forumit ju pret një autobus Polis për transportin.
Jeni të mirëpritur!


Thursday, December 8, 2011

Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut


Universiteti POLIS ,  e Premte 9  Dhjetor 2011 ora 16.00  Auditori C1.

Universiteti  POLIS, ka kënaqësinë të ju ftojë në një aktivitet special lidhur me datën 10 Dhjetor, Ditën  Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Më poshtë do të gjeni një axhendë të bashkëlidhur e cila është e ndarë në katër sesione si dhe një material tjëtër shtesë që lidhet me këtë event.

Jeni të mirëpritur!



Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut



Wednesday, December 7, 2011

Forum Urban ne POLIS


FORUM URBAN
Universiteti POLIS,  E  Mërkurë  7  Dhjetor  2011 ora  17.00,  Auditori A3, Kati i parë.

Universiteti POLIS, ka kënaqësinë t’ju ftojë në Forumin Urban me temë : Gjurmët e një kërkimi. – Nga Stefano Romano, artisit, kurator I pavarur, si dhe lektor në Universitetin POLIS.

Ju njoftojmë se pas forumit ju pret një autobus Polis për transportin.

Jeni të mirëpritur!