About Me

My photo
Tirane, Albania, Albania
Shkolla nderkombetare e Arkitektures dhe e Politikave te Planifikimit Urban

Thursday, August 11, 2011

Fillojne regjistrimet per studimet Master , viti akademik 2011-2012

Universiteti POLIS nje Institucion Privat i Arsimit te Larte i akredituar me urdher te Ministrit te Arsimit dhe Shkences nr.227, Date 22.07.2009 ofron programe studimi te ciklit te dyte Master Shkencor :

1. Msc ne Arkitekture (2 vjet,120  kredite)
2. Msc ne Dizxajn te Aplikuar  (2 vjet,120  kredite)
3.Msc ne Manaxhim Mjedisor Urban  (2 vjet,120  kredite)

Master Profesional:


Universiteti POLIS & Universiteti ERASMUS Roterdam Hollande ofrojne Programin e perbashket Master Rajonal (part-time) per aplikantet me diploma universitare ose bachelor. Programi mbeshtetet nga Programi MATRA i Qeverise Holandeze nepermjet instituteve profesionale te specializuara CO-PLAN dhe IHS Roterdam.

Programi shtrihet ne 2 vjet, dhe zhvillohet ne gjuhen Angleze, me dy drejtime profesionale 6 opsione specializimi: Master Profesional ne Ceshtje Urbane dhe Dizajni me (72-90 ECTS) ne varesi te studimeve te kryera me pare + mundesi me tej per te kompletuar nje diplome MSc (120 ECTS) duke marre kredite shtese ne te njeten fushe prane U_POLIS ose ne U_ERASMUS Roterdam sipas deshires:

Drejtimi Dizajn-Arkitekture
1. Dizajn Parametrik ne Arkitekture
2. Dizajn Urban dhe Pejzazhi
3. Dizajn Estetik Strukturor

Drejtimi Menaxhimit Urban
4. Planifikim Hapsinor dhe Aplikime GIS
5. Strehim dhe Zhvillim Toke
6. Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerezore



Per me shume shikoni tek info regjistrimi ne www.universitetipolis.edu.al per proçedurat e aplikimit.
Na kontaktoni cdo dite te javes nga ora 09:00-19:00 ose te shtunen nga 09:00-13:00

Kuotat e pranimit jane te kufizuara!

Monday, August 8, 2011

Marreveshje Bashkepunimi U_POLIS & Bauhaus School, Anhalt University of Applied Sciences

Universiteti POLIS & Bauhaus School, Anhalt University of Applied Sciences Partneritet


Eshte nje kenaqesi tju njoftojme qe gjate muajit Korrik, Universiteti POLIS nenshkroi nje marreveshje bashkepunimi me Universitetin prestigjoz Bauhaus School, Anhalt University of Applied Sciences.
Bauhaus School, Anhalt University of Applied Sciences  eshte nje shkolle me 120 vjet eksperience , dhe eshte nje nder universitetet me te medha te shkencave te aplikuara I cili per shume vite u radhit i pari ne listen e universiteteve Gjermane.
Kjo marreveshje eshte nje arritje per stafin dhe studentet dhe njekohesisht nje tregues i njohjes nderkombetare qe U_POLIS gezon. Kjo vjen si  rezultat i punes intensive, perkushtimit ne ofrimin e nje edukimi cilesor dhe i qellimit per standarte me te larta qe tashme e rradhisin POLIS ne nivele te Universiteteve me te njohura nderkombetare.